Sport

VIDEO: Dortmundi “zhyt” Werder Bremenin, Haaland fenomenal!

22 Shkurt 2020, 16:51 Nga DOSJA
VIDEO: Dortmundi “zhyt” Werder Bremenin, Haaland fenomenal!

Borussia Dortmund sot fitoi 2-0 ndaj Werder Bremen, skuadër e cila vijon të zhytet çdo javë e më shumë në fundin e tabelës. Verdhezinjtë iu falën formës spektakolare të sulmuesit Haaland, i cili shënoi golin e dytë.

Në 45 minutat e para nuk pati as aksione cilësore ofensive, as gola. Verdhezinjtë gjetën golin e avantazhit në minutën e 52’ me anë të Zagadou, i cili shënoi pas një goditjeje nga këndi.

Norvegjezi Haaland shënoi pas një pasimi të mbrojtësit Hakimi. Ky gol e fut në histori sulmuesin e porsablerë të Dortmundit, pasi shndërrohet në të parin lojtar në historinë e Bundesligës me 9 gola në 6 ndeshjet e tij të para.

Me këtë  fitore, Dortmundi ngjitet përkohësisht në vendin e dytë me 45 pikë, katër më pak se Bayern. Werder zhytet në vendin e parafundit me 17 pikë.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport dortmund haaland werder bremen dortmund haaland werder bremen

Sondazh

Poll