27 Mars 2026, 19:06
Nga E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka premtuar se minimumi jetik do shoqërohet me një rritje të madhe të rrogave dhe pensioneve. Gjatë fjalës së tij në takimin me Departamentin e Çështjeve Sociale, Berisha u shpreh se për Edi Ramën, nuk ekzistojnë pensionistët në Shqipëri.
Sipas tij, në këtë kuadër, minimumi jetik i jep një përgjigje gjithashtu përjashtimit real të shqiptarëve nga shoqëria. Kryedemokrati theksoi se në Greqi rroga minimale është rritur 41 përqind nga viti 2022 deri në vitin 2026.
Sali Berisha: Por minimumi jetik do të shoqërohet me një rritje të madhe të rrogave dhe pensioneve. Kur mendon se janë shpenzuar apo shpenzohen në vit miliarda, miliarda euro për ‘investime’, në fakt që të gjitha, shumica dërrmuese e tyre vidhen, vetëkuptohet që burimet për vendosjen e minimumit jetik, dyfishimin në vazhdim dhe më shumë të rrogave dhe pensioneve. Janë absolutisht reale. Ndaj dhe e kemi thirrur këtë tryezë për të biseduar për këtë çështje jashtëzakonisht të rëndësishme si pjesë e programit tonë.
Për Edi Ramën, nuk ekzistojnë pensionistët në Shqipëri. I ka vetëm si qytetarë për t’i mashtruar. Nuk ekzistojnë ata që numërojnë kafshatën. Kështu që në këtë kuadër, minimumi jetik i jep një përgjigje gjithashtu përjashtimit real të shqiptarëve nga shoqëria. Ne qëndrojmë të vendosur për të përmbysur këtë shpërndarje të ardhurash. Qëndrojmë të vendosur, e konsiderojmë emergjencë vendosjen e minimumit jetik. Ne nuk besojmë se nëpërmjet indeksimit, përkundrazi, rrogat dhe pensionet duhet të njohin rritje të mëdha të vazhdueshme.
41 përqind është rritur nga viti 2022 deri në vitin 2026 rroga minimale në Greqi. Dhe është rreth 940 euro. Pra, çdo vit e rritin me mbi 10 përqind. Të tjerë që i kanë pasur më të ulëta, i kanë rritur me 25 përqind. Vrapi për të dalë nga varfëria është vrapi më i drejtë. Është detyrim madhor për një qeveri. Ndaj dhe duke u falënderuar për praninë, le të shkëmbejmë mendime për këtë çështje të dhimbshme, por dhe jetike për qytetarët e këtij vendi./Dosja.al
sali berisha minimumi jetik pd
Politike
27 Mars 2026, 18:57
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se duhet vendosur urgjentisht minimumi jetik 200 euro dhe duhet rritu...
Politike
27 Mars 2026, 18:52
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Belinda Balluku ka disponuar gjatë...
Politike
27 Mars 2026, 18:36
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se qytetarët shqiptarë po përballen me një krize t&eum...
Politike
27 Mars 2026, 17:56
E. D
pamje nga takimi
TIRANË- E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Nancy VanHorn, ka zhvillua...
Politike
27 Mars 2026, 17:14
E. D
Aleksandar Nikolovski, Ilir Meta
MAQEDONI E VEIUT- Çështja e paraburgimit të ish-Presidentit shqiptar Ilir Meta është disku...
Politike
27 Mars 2026, 17:27
E.d
Anu Prattipati
E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, ka biseduar me ministren e Ekonomisë ...
Politike
27 Mars 2026, 16:45
E. D
Blendi Gonxhja
TIRANË- Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Blendi Gonxhja ka deklaruar se ndryshimet në administrim dhe menaxhim në ...
Politike
27 Mars 2026, 15:24
E. D
Anëtarët e rinj të KQZ-së duke bërë betimin para presidetes së Kosovës, Vjosa Osmani
KOSOVË- Nëntë a...
Politike
27 Mars 2026, 14:43
D.S
Albulena Haxhiu
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se nevojiten diskutime serioze nëse partitë duan që për...
Politike
27 Mars 2026, 13:39
D.S
FRANCË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar të premten për vizitë zyrtare në Francë, ku pritet të ta...