Aktualitet

Transportuan klandestinë dhe thyen masën e arrestit të shtëpisë/ Arrestohen dy persona

Sipas njoftimit të policisë,  A. O., dhe A. M., u arrestuan në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë” teksa drejtonin 2 automjete të dyshuara se përdoreshin për të transportuar emigrantë të paligjshëm në kufi

27 Mars 2026, 13:11 Nga D.S

Transportuan klandestinë dhe thyen masën e arrestit të

TIRANË- Dy persona janë arrestuar nga policia e Gjirokastrës pasi kanë thyer masën “arrest shtëpie” për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Sipas njoftimit të policisë,  A. O., dhe A. M., u arrestuan në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë” teksa drejtonin 2 automjete të dyshuara se përdoreshin për të transportuar emigrantë të paligjshëm në kufi. Me vete iu gjetën dhe 2 radio marrëse si ato të Policisë dhe 1 palë targa.

Njoftimi i policisë:

"DVP Gjirokastër/ Finalizohet operacioni i koduar “Masa”. Thyen masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, kapen në flagrancë me 2 automjete me të cilat dyshohet se transportonin emigrantë nga Vendet e Treta, kundrejt pagesës, vihen në pranga 2 shtetas.Sekuestrohen 2 automjete, 2 radio marrëse si ato të Policisë, 1 palë targa dhe 4 celularë.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një rast të transportimit të emigrantëve nga Vendet e Treta, që synojnë të kalojnë ilegalisht kufirin, ka organizuar dhe finalizuar në bashkëpunim me Sektorin Operacional, operacionin e koduar “Masa”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, 2 automjetet me drejtues shtetasit A. O. dhe A. M. Gjatë kontrollit në këto automjetet, shërbimet e Policisë gjetën 2 radio marrëse si ato të Policisë dhe 1 palë targa.

Nga verifikimet rezultoi se këta shtetas kishin thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, të cilën 42-vjeçarit ia ka caktuar Gjykata e Sarandës, ndërsa 29-vjeçarit, Gjykata e Shkodrës.

Në përfundim të veprimeve u arrestuan shtetasit A. O. alias A. P., 42 vjeç, banues në Sarandë dhe A. M., 29 vjeç, banues në Shkodër. Vijojnë hetimet për dokumentimin e veprimtarive të tyre të paligjshme. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë./Dosja.al

transportuan klandestinë dhe thyen masën e arrestit të shtëpisë arrestohen dy persona

Sondazh

Poll