Politike

Sala pranoi se koncesionari s’ofron analiza pas datës 20 të çdo muaji/ Ministria e Shëndetësisë e mohon: Nuk ka asnjë ndërprerje të ekzaminimeve

Në njoftim thuhet se, strukturat janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës, duke analizuar fluksin e pacientëve dhe profilin e sëmundshmërisë, me qëllim garantimin e një shërbimi cilësor dhe të integruar për çdo pacient. Ministria thekson ndër të tjera, se institucionet përgjegjëse mbeten të angazhuara për të siguruar vijimësinë e shërbimeve laboratorike dhe reagimin në kohë.

26 Mars 2026, 17:57 Nga E. D

Sala pranoi se koncesionari s’ofron analiza pas datës 20 të

TIRANË- Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka reaguar pas deklaratës së Ministres Evis Sala, e cila pranoi se pas datës 20 të çdo muaji, pacientët në spitale përballen me mungesë të shërbimit të analizave nga ana e koncesionarit.

Me anë të një njoftimi zyrtar, Ministria e Shëndetësisë thekson se shërbimi i analizave laboratorike vijon normalisht në të gjitha spitalet rajonale dhe universitare në vend. Sipas tyre, nuk ka asnjë ndërprerje të ekzaminimeve, veçanërisht për rastet urgjente që kryhen në çdo kohë.

Në njoftim thuhet se, strukturat janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës, duke analizuar fluksin e pacientëve dhe profilin e sëmundshmërisë, me qëllim garantimin e një shërbimi cilësor dhe të integruar për çdo pacient. Ministria thekson ndër të tjera, se institucionet përgjegjëse mbeten të angazhuara për të siguruar vijimësinë e shërbimeve laboratorike dhe reagimin në kohë.

Reagimi i Ministrisë së Shëndetësisë vjen pasi, Ministrja Evis Sala pranoi se pas datës 20 të çdo muaji, pacientët në spitale përballen me mungesë të shërbimit të analizave nga ana e koncesionarit. Gjatë fjalës së saj, pas mbledhjes së qeverisë, Sala, premtoi se ky ngërç do të zgjidhet brenda vitit.

 “Aktualisht një nga metodat është mbledhja e të dhënave dhe mbi bazën e të dhënave bëhet planifikimi i shërbimit. Prandaj mbledhja e të dhënave, kemi mbledhur të dhëna për të parë sepse nuk duhet të mungojnë analizat jo vetëm në datën 20 por dhe në datën 30. Këtë po e adresojmë dhe do e zgjidhim brenda këtij viti”, tha Sala./Dosja.al

 

 

ministria e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale evis sala

Sondazh

Poll