Politike

A duhet të garojë Salianji përballë Berishës për kreun e PD? Boçi: Nuk ka asnjë kufizim për kandidaturat por...

Sa i përket deklaratës të deputetes Jorida Tabaku se PD nuk e ka luksin që të përjashtojë askënd, duke iu referuar Salianjit, Boçi tha se në asnjë moment një parti nuk ka luks të përjashtojë dikë.

26 Mars 2026, 15:44 Nga E. D
A duhet të garojë Salianji përballë Berishës për
Luçiano Boçi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi është pyetur lidhur me kandidimin e mundshëm të Ervin Salianjit, për zgjedhjet që do mbahen në maj për kreun e partisë. Në përgjigje, Boçi tha se këtë e vendos statuti i PD-së, rregullorja dhe është grupi i punës e kriteret që duhet të plotësohen, ndërkohë theksoi se nuk ka asnjë kufizim për kandidaturat por ka filtrim sipas kritereve e kushteve. 

I ftuar në studion e News24, Boçi u shpreh se garat brenda partisë kanë qenë konkurruese dhe të vërteta. Sa i përket deklaratës të deputetes Jorida Tabaku se PD nuk e ka luksin që të përjashtojë askënd, duke iu referuar Salianjit, Boçi tha se në asnjë moment një parti nuk ka luks të përjashtojë dikë. Sipas tij, tendenca e një partie është forca që të tërheqë dhe çdo moment një parti duhet të tërheqë njerëz edhe anëtarë. 

“Ka garë apo jo, unë them se garat brenda PD kanë pasur vërtetësinë e tyre, kanë qenë konkurruese. Brenda garës ka lobimet e preferencat dhe tifozeritë e veta. Por të gjitha këto elementë nuk kanë dëmtuar votën e vullnetin e demokratëve që ka qenë i shprehur qartazi edhe në zgjedhjet e fundit. Kur themi garë dashje pa dashje jemi futur brenda disa rregullave të përcaktuara. Ka një proçes që respektohet. Salianji? Këtë e vendos statuti i PD, rregullorja dhe janë grupi i punës e kriteret që duhet të plotësohen.

Nuk ka asnjë kufizim për kandidaturat por ka filtrim sipas kritereve e kushteve. Mendoj se në pjesën përjashtuese, mund të ketë kufizime mandatesh apo detyrash, pjesa e përjashtimit, anëtar të PD duhet të jetë çdo njeri që ka vullnet të jetë anëtar. Këtu çedon. Po flas në tërësi. Kushdo mund të garojë por ka disa kushte dhe opinione. Ka krahasime edhe me shtetet e tjera por duhet të masim edhe nivelin e demokracisë.

Në asnjë moment një parti nuk ka luks të përjashtojë se partitë janë magnete. Tendenca e një partie është forca që të tërheqë. Dhe çdo moment një parti duhet të tërheqë njerëz edhe anëtarë dhe veprimet e tilla duket sikur cedojnë," tha Boçi./Dosja.al

luçiano boçi partia demokratike

Sondazh

Poll