Politike

“Problemi nuk është kush 'përjashtohet', por pse nuk lejohet gara”, Salianji replikë ndaj Berishës: Pse i trembesh garës?

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Salianji tha se problemi nuk është kush përjashtohet, por pse nuk lejohet gara, ndërsa shtoi se Berisha nuk mund të shmangë pyetjen “Pse i trembet garës”?

26 Mars 2026, 14:41 Nga E.d
“Problemi nuk është kush 'përjashtohet', por pse
Foto ilustruse

TIRANË- Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji ka reaguar pas deklaratës së bërë nga Lideri i opozitës, Sali Berisha. Më herët, Berisha deklaroi gjatë një konference për mediat se Salianji ka shkelur statutin dhe për këtë arsye është vetëpërjashtuar nga partia.

Pas kësaj deklarate ka reaguar vetë Salianji, i cili u shpreh se nuk është  vetëpërjashtuar dhe se ka qenë dhe është pjesë e PD-së me kontribut dhe sakrifica deri në burg politik.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Salianji tha se problemi nuk është kush përjashtohet, por pse nuk lejohet gara, ndërsa shtoi se Berisha nuk mund të shmangë pyetjen “Pse i trembet garës”?

Në fund, ai thotë se demokratët kërkojnë rregulla dhe votë, pasi pjesa tjetër sipas tij është propagandë për të mbuluar frikën.

Reagimi i plotë:

Kush ka lidhje dhe me kë do kemi kohë e do i qartesojmë, por pyetjet mbeten; a do të ketë garë të hapur? A do të ketë votë të lirë për demokratët? Si do fitojë Partia Demokratike? Kur?

A mbahet përgjegjesi për rezultatet dhe premtimet?

A mundet një kandidat të përjashtojë kandidatin tjetër?

Se në mungesë të garës, shpiken romane me “vetëpërjashtime”.

Unë nuk jam vetëpërjashtuar nga askund. Përkundrazi, kam qenë dhe jam pjesë e Partisë Demokratike, me kontribut, sakrifica deri në burg politik, me përballje reale dhe fitore për demokratët!

Problemi nuk është kush “përjashtohet”, por pse nuk lejohet gara, se Sali Berisha apo kushdo tjetër mund të thotë çfarë të dojë për mua, por nuk mund të shmangë pyetjen kryesore: pse i trembet garës?

Unë kërkoj vetëm një gjë: rregulla dhe votë, këtë kërkojnë demokratët, shoqëria dhe partnerët! Pjesa tjetër është propagandë për të mbuluar frikën./Dosja.al

ervin salianji sali berisha pd

Sondazh

Poll