Politike

Berisha: Adriana Kalaja është kërcënuar me jetë nga vrasës dixhitalë të Edi Ramës, por prokuroria nuk hap çështje penale

Në një deklaratë për shtyp, ai theksoi për këtë kërcënim  ndaj avokates Kalaja, prokuroria nuk po hap çështje. Në një deklaratë për shtyp, ai theksoi për këtë kërcënim ndaj avokates Kalaja, prokuroria nuk po hap çështje

26 Mars 2026, 13:41 Nga D.S
Berisha: Adriana Kalaja është kërcënuar me jetë nga
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i PD, Sali Berisha është shprehur se avokatja Adriana Kalaja është kërcënuar me jetë nga vrasës dixhitalë të Ramës.

Në një deklaratë për shtyp, ai theksoi për këtë kërcënim ndaj avokates Kalaja, prokuroria nuk po hap çështje. Sipas tij, Rama nxit vrasës dixhitalë me pagesë që të kërcënojnë me jetë njerëz të bëjnë detyrën ndaj qytetarëve.

"Çështje tjetër që dua të paraqes këtu, të denoncoj me forcën më të madhe Edi Ramën.
Prej mbi një muaji dhe më shumë, Adriana Kalaja, anëtare e Këshillit Kombëtar të PD dhe kryetare e gjykatës së saj, ka marrë kërcënime me vdekje për paditë që ajo i ka bërë personalisht Edi Ramës dhe Linda Ramës në Skap për sarajet e Surrelit dhe aferat e tjera korruptive. Duhet të them se policia e bëri detyrën e vet. Policia, pas njoftimit të zonjës Kalaja, përcolli çështjen në prokurori.
Por është bërë një muaj dhe çështja fle në prokurorinë e Tiranës me gjithë emergjencën që ka kërcënimi me jetë i një njeriu dhe nuk është hapur asnjë çështje penale.
Faqja në ueb e vrasësit dixhital me pagesë të Edi Ramës është e hapur.
Por vrasësi dixhital me pagesë i Edi Ramës është i mbrojtur nga Edi Rama dhe as faqja nuk i mbyllet. Imagjinoni ju se si përdoren të gjitha mjetet për të terrorizuar qytetarët, kundërshtarët.
Adriana Kalaja natyrisht nuk mposhtet, nuk ndikohet nga kërcënimet e Edi Ramës dhe banditëve të tij. Por jam këtu për ta paralajmëruar se në mënyrë absolute çdo lloj incidenti me zonjën, do ta paguajë ai vetë. Nuk ka dyshim.  Ai nxit vrasës dixhitalë me pagesë që të kërcënojnë me jetë njerëz të bëjnë detyrën ndaj qytetarëve dhe padisin në prokurori dhe në gjykata Edi Ramën.", u shpreh Berisha./Dosja.al

sali berisha adriana kalaja

Sondazh

Poll