Politike

Berisha: Edhe parlamenti ka mbyllur dyert vetëm që shqiptarët të mos dëgjojnë për grushtin e shtetit

Duke folur në konferencën me gazetarët, Berisha tha se nuk po zhvillohen seancat në Kuvend, vetëm me qëllim që qytetarët të mos dëgjojnë nga deputetët e opozitës denoncimin e këtij akti.

26 Mars 2026, 13:29 Nga I.A
Berisha: Edhe parlamenti ka mbyllur dyert vetëm që shqiptarët
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se institucioni i Kuvendit ka mbyllur dyert, duke u mohuar shqiptarëve të drejtën për t’u njohur mbi për grushtin e shtetit të Ramës. Duke folur në konferencën me gazetarët, Berisha tha se nuk po zhvillohen seancat në Kuvend, vetëm me qëllim që qytetarët të mos dëgjojnë nga deputetët e opozitës denoncimin e këtij akti.

Në fund, Berisha pati dhe një thirrje për mediat, që t’i rikthehen misionit të tyre, atë të mbrojtjes së interesit publik.

'Pra, nuk ndalen tek akti i grushtit të shtetit që bëri ndaj drejtësisë. Ato që janë publikuar për Belinda Ballukun, ato janë të mjaftueshme siç tha prokurori, o mjeranë dhe puthadorë të Edi Ramës, për 36 vite burg. Ato kanë dalë dhe ju nuk i fshihni dot me asgjë. Anëtarët e Komisionit të Mandateve nga opozita kanë firmosur me përgjegjësi penale se do i përmbahen kërkesës së prokurprisë dhe ky është një kusht i shtetit ligjor. Dhe opozita nuk e shkel këtë pse mjeranë, puthadorë përpiqen të errësojnë me këtë dosjen e tunelit të Llogarasë, dosje me 50 milionë euro të zhdukura qartësisht, në fakt 90, dosjet e Unazës së Tiranës dhe dosjet e tjera. Pra, në vend se mediat ta kenë çështje kryesore asgjësimin e sistemit të drejtësisë, merren me çështje krejtësisht tjera, problemi i tyre më preokupues është se pse po proteston opozita. Nuk ka skllavëri më të madhe ndaj regjimit se sa kjo. Ndaj dhe dënoj me forcën më të madhe këtë censurë të vendosur me para dhe me presion politik mbi median nga Edi Rama dhe Lubi Balluku. Shikoni se çfarë ndodh, ka dy javë parlamenti ka mbyllur dyert si dyqani i Lubisë. Është bërë si dyqani Rama-Lubia. Nuk ka seanca, vetëm e vetëm që shqiptarët të mos dëgjojnë nga deputetët e opozitës denoncimin e këtij akti. Edhe parlamentin e shndërrojnë në një institucion privat. Ndaj dhe u bëj thirrje medieve të rikthehen në misionin e tyre të mbrojtjes së interesit publik, përndryshe ju që përdorni studiot dhe fjalën si hanxhar kundër të vërtetës, do rreshtoheni në mënyrën më të turpshme dhe do përfundoni në analet e diktaturës,' tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll