Politike

Marta Kos hedh poshtë propozimin Rama-Vuçiç: Ata nuk e dinë se sa shumë duhet të bëjnë që të jenë pjesë e tregut të përbashkët

Duke folur për Politico, Kos theksoi se Komisioni Evropian u ka paraqitur tashmë tre opsione (për politikën e zgjerimit) vendeve aspirante, dhe pa vendimet e shteteve anëtare nuk mund të ecin përpara.

26 Mars 2026, 12:49 Nga I.A
Marta Kos hedh poshtë propozimin Rama-Vuçiç: Ata nuk e
Marta Kos

BRUKSEL- Komisionerja për zgjerimin në Bashkimin Europian, Marta Kos, hodhi poshtë një propozim të Ramës dhe Vuçiç, të cilët, në një bashkëopinion për Frankfurter Allgemeine Zeitung, bënë thirrje për integrimin e përshpejtuar të vendeve kandidate në Tregun e Përbashkët të BE-së dhe zonën Shengen, pa të drejtë vetoje.

Nuk jam e sigurt nëse udhëheqësit e këtyre vendeve, Vuçiç dhe Rama, e dinë se sa duhet të bëjnë nëse duan të jenë pjesë e Shengenit ose tregut të përbashkët dhe se procesi i reformave është i vështirë për integrimin ekonomik, si dhe për anëtarësimin në BE”, tha ajo.

Duke folur për Politico, Kos theksoi se Komisioni Evropian u ka paraqitur tashmë tre opsione (për politikën e zgjerimit) vendeve aspirante, dhe pa vendimet e shteteve anëtare nuk mund të ecin përpara. Kos gjithashtu u kërkoi shteteve anëtare të BE-së që nuk mbështesin idetë e Komisionit për zgjerim të propozojnë planet e tyre.

Euractiv, së fundmi, ka publikuar, duke iu referuar burimeve jozyrtare, se Komisioni Evropian po shqyrton tre opsione kryesore për politikën e ardhshme të zgjerimit, i pari do të nënkuptonte që sistemi ekzistues të mbetet i pandryshuar, i dyti, i ashtuquajturi “integrim gradual”, ndërsa i treti, “integrim fazor”.

Siç u shpjegua, “integrimi gradual” do të nënkuptonte që vendet kandidate t’u bashkohen një sërë iniciativash dhe programesh të BE-së, por pa marrë anëtarësim formal, ndërsa “integrimi fazor” do të nënkuptonte që shtetet të marrin shpejt anëtarësim zyrtar dhe më pas të vazhdojnë të zbatojnë reformat.

“Nga shkëmbimi i parë me shtetet anëtare është e qartë se opsioni numër tre nuk është në rregull… Ky do të ishte një revolucion… Opsioni numër një, status quo-ja, gjithashtu nuk është një opsion. Ridizajnimi i sistemit është i mundshëm dhe tani po debatojmë se në cilin drejtim, pra si mund ta bëjmë procesin më të shpejtë në kuptimin e integrimit të zgjeruar gradual”, vuri në dukje Kos./Dosja.al

marta kos

Sondazh

Poll