Politike

Koncesioni i sterilizimit i ka kaluar shtetit, Sala: Prej 3 javësh funksionon shumë mirë

Sipas saj sistemi deri më tani ka funksionuar shumë mirë dhe po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme.

26 Mars 2026, 12:07 Nga I.A
Koncesioni i sterilizimit i ka kaluar shtetit, Sala: Prej 3 javësh
Evis Sala

TIRANË- Koncensioni i Sterilizimit i ka kaluar shtetit prej 3 javësh. Lajmin e dha ministrja e Shëndetësisë Evis Sala pas mbledhjes së qeverisë mëngjesin e sotëm. Sipas saj sistemi deri më tani ka funksionuar shumë mirë dhe po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme.

“Koncesioni i ka 3 javë që i kaluar shtetit. U rrit kapaciteti. Po funksionon shumë mirë. Është bërë një punë shumë e madhe që ndoqi të gjitha procedurat ligjore. Është ngritur shoqëria shtetërore. Po bëhet një punë shumë e mirë dhe monitorohet në mënyrë të vazhdueshme”, tha Sala./Dosja.al

evis sala

Sondazh

Poll