Politike

Bordi i Transparencës, Demo: Sot do mblidhet për herë të parë, do dalim me vendim

Gjatë fjalës së tij për gazetarët, Demo theksoi se pas mbledhjes do të dalin me një vendim për çmimin e naftës si dhe për çmimet e produkteve të shportës.

26 Mars 2026, 10:34 Nga I.A
Bordi i Transparencës, Demo: Sot do mblidhet për herë të
Ervin Demo

TIRANË- Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor Ervin Demo ka deklaruar se 'Bordi i Transparencës' do të mblidhet sot për herë të parë. Gjatë fjalës së tij për gazetarët, Demo theksoi se pas mbledhjes do të dalin me një vendim për çmimin e naftës si dhe për çmimet e produkteve të shportës. 


“Sa i përket Bordit, Bordi sot do të mblidhet. Po merret informacioni për ndryshimin e çmimeve. Bordi do të dalë me një vendimmarrje sot. Kuptohet që rritja e çmimit të naftës dhe inflacioni që sjell në produkte, kërkon një kohë të caktuar. E para, të garantojmë transparencën, jo vetëm me produktet bazë, por edhe me produktet si nafta, ose që kanë të bëjnë me energjinë. Në treg nuk mund të përdoret kjo situatë, në kurriz të qytetarëve”, tha Demo./Dosja.al

ervin demo

Sondazh

Poll