Politike

Hakerat iranianë sulmuan Postën Shqiptare, Demo: Aktualisht çdo shërbim po funksionon

Duke folur për gazetarët, Demo theksoi se momentalisht situata është marrë nën kontroll nga AKSHI dhe nga ekspertët e postës. 

26 Mars 2026, 10:32 Nga I.A
Hakerat iranianë sulmuan Postën Shqiptare, Demo: Aktualisht çdo
Ervin Demo

TIRANË- Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor Ervin Demo ka deklaruar se hakerimi i Postës Shqiptare nga hakerët e 'Homeland Justice' nuk ka prekur fushat e rëndësishme. Duke folur për gazetarët, Demo theksoi se momentalisht situata është marrë nën kontroll nga AKSHI dhe nga ekspertët e postës. 


“Në momentin që flasim është duke u zhvilluar një analizë nga autoriteti i Kibernetikës, nga AKSHI dhe ekspertët e postës shqiptare. Ajo që mund të themi është se shërbimet e postës vazhdojnë normalisht. Nuk ka të dhëna që ka informacione të inkriptuara, por duhet të presin raportin përfundimtar të këtyre institucioneve. Ajo që dua të nënvizoj është që vetë autoriteti i Kibernetikës i ka kapacitetet që rrit garancinë për sa i takon integritetit të të dhënave publike në institucionet shqiptare. Jo të gjitha institucionet janë të përfshira në ombrellën e këtij institucioni, por Shqipëria ka bërë progres në këtë drejtim në vitet e fundit”, tha Demo./Dosja.al

postë shqiptare ervin demo

Sondazh

Poll