Aktualitet

Trafikoi nga Gjermania automjetin me vlerë 250 mijë euro për ta shitur në Shqipëri, në kërkim 34-vjeçari

Sipas njoftimit të policisë, u identifikua dhe u shpall në kërkim personi me iniciale A.L. 

26 Mars 2026, 12:17 Nga D.S

Trafikoi nga Gjermania automjetin me vlerë 250 mijë euro për ta

TIRANË- Një 34-vjeçar është shpallur në kërkim  pasi dyshohet se trafikoi nga Gjermania një automjet me vlerë 250 mijë euro për ta shitur në Shqipëri. Sipas njoftimit të policisë, u identifikua dhe u shpall në kërkim personi me iniciale A.L. 

Uniformat blu njoftojnë se  u sekuestrua 1 automjet tip “Mercedes-Benz AMG G63”, me vlerë rreth 250 000 euro, pasi nga verifikimet rezultoi i vjedhur në Gjermani. Ndërkohë, po punohet për kapjen e 34-vjeçarit dhe dokumentimin e plotë të rastit.  

Njoftimi i policisë:

"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme konstatuan një rast të trafikimit në Shqipëri, konkretisht të një automjeti të vjedhur jashtë shtetit. Nga veprimet hetimore u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi me iniciale A. L., 34 vjeç, i cili dyshohet se e ka trafikuar këtë automjet, në Shqipëri, me qëllim shitjen.    

Në vijim të veprimeve për këtë rast, u sekuestrua 1 automjet tip “Mercedes-Benz AMG G63”, me vlerë rreth 250 000 euro, pasi nga verifikimet rezultoi i vjedhur në Gjermani. Punohet për kapjen e 34-vjeçarit dhe dokumentimin e plotë të rastit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.",njofton policia./Dosja.al

 

trafikoi nga gjermania automjetin me vlerë 250 mijë euro për ta shitur në shqipëri në kërkim 34-vjeçari

Sondazh

Poll