Aktualitet

Tentoi të trafikonte drogë drejt Greqisë, pranga të huajit në Kapshticë

Lënda narkotike ishte fshehur në një pjesë të modifikuar posaçërisht brenda automjetit, teknikë kjo e përdorur për t'i shpëtuar kontrolleve rutinë.

26 Mars 2026, 09:07 Nga D.S

Tentoi të trafikonte drogë drejt Greqisë, pranga të huajit

KORÇË- Një operacion policor në pikën kufitare të Kapshticës, ka çuar në arrestimin e një personi të huaj i cili po tentonte të trafikonte rreth 30 kilogramë kanabis sativa drejt Greqisë.

Lënda narkotike ishte fshehur në një pjesë të modifikuar posaçërisht brenda automjetit, teknikë kjo e përdorur për t'i shpëtuar kontrolleve rutinë. Ndërhyrja e menjëhershme e policisë erdhi pas informacioneve të siguruara në rrugë operative mbi lëvizjen e dyshimtë të mjetit.

Nga hetimet paraprake dyshohet se droga është siguruar brenda territorit shqiptar me qëllim shitjen në tregun grek. Autoritetet po punojnë intensivisht për të zbardhur të gjithë dinamikën e ngjarjes dhe për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet të trafikut ndërkombëtar./Dosja.al

kapet 30 kg drogë në kapshticë

Sondazh

Poll