Aktualitet

Organizuan lojëra fati në një lokal në Fushë Arrëz, policia sekuestron makineta dhe 140 mijë lekë, arrestohet punonjësi

Sipas informacionit të policisë, në pranga ka rënë punonjësi i biznesit, ndërsa u shpallën në kërkim dy organizatorët

26 Mars 2026, 10:17 Nga D.S

Organizuan lojëra fati në një lokal në Fushë

FUSHË ARRËZ- Është zbuluar në Fushë Arrëz, një lokal ku ushtrohej veprimtaria e paligjshme e lojërave të fatit.

Sipas informacionit të policisë, në pranga ka rënë punonjësi i biznesit, ndërsa u shpallën në kërkim dy organizatorët. Policia bënë me dije se u arrestua 30-vjeçar inicialet P. P., banues në Fushë Arrëz, punonjës i lokalit.

NJOFTIMI I POLICISË:
"Sekuestrohen 2 makineta, 1 pajisje kompjuterike, 1 celular dhe 140 000 lekë. Arrestohet në flagrancë një 30-vjeçar, punonjës i lokalit. Shpallen në kërkim 2 shtetas, të dyshuar si organizatorë të kësaj veprimtarie të paligjshme.

Strukturat e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, Seksionit të Mbështetjes Operacionale Hetimore të DVP Shkodër dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, në kuadër të kontrolleve për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme në fushën e lojërave të fatit, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Gaminator”.

Gjatë operacionit të zhvilluar në qytetin e Fushë Arrëzit, u konstatua se në ambientet e një lokali zhvillohej aktiviteti i kundërligjshëm i organizimit të lojërave të fatit.
Në vijim të veprimeve procedurale:
-u arrestua në flagrancë shtetasi P. P., 30 vjeç, banues në Fushë Arrëz, punonjës i lokalit;
-u shpallën në kërkim shtetasit I. T., 30 vjeç dhe G. P., 39 vjeç, të dy banues në Tiranë, të cilët dyshohet se janë organizatorët e kësaj veprimtarie të paligjshme.

Gjatë kontrollit në lokal, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2 makineta, 1 pajisje kompjuterike, 1 celular dhe 140 000 lekë që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme.", njofton policia./Dosja.al

 

Sondazh

Poll