Aktualitet

EMRI/ Shiste kokainë në lokalin e tij, në pranga 20-vjeçari nga Dibra

Sipas njoftimit të policisë, në pranga Leonardo Përkoxha nga Dibra.

26 Mars 2026, 12:02 Nga D.S

EMRI/ Shiste kokainë në lokalin e tij, në pranga

DIBËR- Një 20-vjeçar është arrestuar nga uniformat blu , pasi akuzohet se në lokalin e tij shiste narkotikë. Sipas njoftimit të policisë, në pranga Leonardo Përkoxha nga Dibra.

Policia bën me dije se, gjatë kontrollit fizik dhe në ambientet e lokalit, u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza gati për shitje, si dhe një shumë parash, që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme.

 Njoftimi i policisë: 

"Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj rasteve të shitjes së lëndëve narkotike. Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga një shtetas që shiste lëndë narkotike kokainë në ambientet e lokalit të tij. Sekuestrohen sasi të lëndës narkotike kokainë, të ndara në doza gati për shitje, si dhe një shumë parash.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që shiste lëndë narkotike në lokalin e tij në qytetin e Bulqizës, kanë organizuar punën dhe si rezultat, kanë ushtruar kontroll të befasishëm në këtë ambient.

Gjatë kontrollit fizik dhe në ambientet e lokalit të këtij shtetasi, u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza gati për shitje, si dhe një shumë parash, që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. P., 20 vjeç, banues në Bulqizë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.",njofton policia./Dosja.al

 

leonardo përkoxha diber

Sondazh

Poll