Aktualitet

Rikthehen reshjet e shiut, ja parashikimi i motit për sot

Reshjet e shiut parashikohet të bëhen prezente në orët e mëngjesit në ekstremin verior të vendit por me intensitet të ulët.

26 Mars 2026, 07:19 Nga D.S

Rikthehen reshjet e shiut, ja parashikimi i motit për sot

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat gradualisht do të vijnë në shtim, në mbrëmje mot kryesisht i vranët. Reshjet e shiut parashikohet të bëhen prezente në orët e mëngjesit në ekstremin verior të vendit por me intensitet të ulët. Gradualisht pas orëve të mesditës dhe kryesisht pasdite reshjet e shiut parashikohet të shtrihen në pjesën më të madhe të vendit me intensitet kryesisht të ulët.

Në orët e mbrëmjes reshjet e shiut përgjatë zonave bregdetare dhe ultësirës perëndimore parashikohen të fitojnë intensitet deri mesatar, hera-herës reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Në zonën e Alpeve, në verilindje – lindje – juglindje në lartësitë mbi 900-1000 metër reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar, në zonën e Alpeve dhe në relievet e larta malore në periudha afatshkurtra stuhi dëbore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 9 m/s, e cila hera-herës era pritet të fitoi shpejtësi deri 18 m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 3-6 ballë./Dosja.al

moti per sot

Sondazh

Poll