Aktualitet

Zbardhen EMRAT, kush janë të arrestuarit e supergoditjes së bixhozit, menaxherët vinin SKEDINA dhe iu hapnin llogari nga celulari (DETAJE)

Përmes një software të vendosur në kompjuter, ata iu hapnin llogari klientëve të tyre për të vendosur lloto online
Featured image of article: Zbardhen EMRAT, kush janë të arrestuarit e supergoditjes së bixhozit, menaxherët vinin SKEDINA dhe iu hapnin llogari nga celulari (DETAJE) Pamje nga operacioni

TIRANE- Dosja.al zbulon emrat e disa prej menaxherëve të arrestuar në kuadër të operacionit “Fati i lojërave”, pasi akuzohen se kanë ushtruar në mënyrë të paligjshme lloto dhe lojëra fati. Burimet sqarojnë se të arrestuarit janë: Gramoz Murati, Isuf Tato, Elvis Mulaj, Igli Oboni, Denis Hysko, Erdian Myftari.

Ata janë pronarë dhe menaxherë lokalesh. Po të njëjtat burime sqaruan se këta persona përmes një softëare të vendosur në kompjuter, iu hapnin llogari klientëve të tyre për të vendosur lloto (skedina), online përmes telefonave, duke evituar kështu zbatimin e ligjit për ndalimin e lojërave të fatit, i futur në fuqi që më 1 janar 2019, pas një ligji të vendosur nga Partia Socialiste në Parlament.

Biznesmenit Gramoz Murati iu sekuestruan 170 milionë lekë të vjetra, si dhe iu gjetën 6 punonjës në të zezë. Në lokalin e tij, të kthyer në një pikë bastesh u kapën në punë të zezë 6 punonjës, 20 monitorë, 17 DVR.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 

Policia e Shtetit ka finalizuar gjatë natën operacionin ‘Fati i Lojërave’ ku janë arrestuar 115 persona, 24 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë dhe 2 janë shpallur në kërkim. Operacioni u zhvillua në 8 qarqe në kohën kur luheshin ndeshjet e Europa League. Forcat policore kanë sekuestruar 172 mln lekë të vjetra, 40 kompjuterë, 60 DVR, 245 aparate celularë, një numër të konsiderueshëm televizorësh plazma, blloqe shënimesh që shërbenin për vendosjen e basteve, kasa fiskale dhe një armë zjarri pistoletë.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment