DINAMIKA/ Vari veten me çarçaf në burg, babai i 4 fëmijëve vodhi një portofol në urban, kush ishte gjyqtari që e la në
22 Shkurt 2020, 11:03Nga DOSJA
TIRANË-Dosja.al sjell dinamikën e plotë nga arrestimi e deri tek vetë-vrasja e Bilbil Hasanit, 43 vjeç,babai i 4 fëmijëve që vari veten dje në burgun 313 në Tiranë. Hasani u arrestua më 9 dhjetor 2019, pasi u akuzua se vodhi një portofol të shtetasit Arjan Deda. Në ndjekje e sipër ai e hodhi portofolin, të cilin e mori bashkëshortja e Dedës. Brenda në portofol ndodheshin dokumente dhe 1200 lekë të reja. Ngjarja ka ndodhur në orën 10:00 të datës 08 dhjetor 2019, ku një patrullë policie e ka arrestuar atë në flagrancë, pasi shtetasi Arjan Deda ka njoftuar 112 se Hasani i kishte vjedhur portofolin brenda urbanit të Stacionit të Trenit.
‘Viktima’ e vjedhjes ishte bashkë me të shoqen dhe po prisnin urbanin përballë vendit të njohur si “Restorant Durrësi”, për të shkuar tek Tregu Industrial. Menjëherë pasi kanë hipur në urban, Hasani ka futur dorën në xhepin e Dedës dhe ka vjedhur portofolin, brenda të cilit kishte 12.200 lekë dhe dokumenta të tjera.
Kur ka pikasur që i është marrë portofoli, Deda ka nisur të ndjekë më këmbë Hasanin, i cili e ka hedhur portofolin në vrap e sipër. Disa metra më tutje, ai është kapur nga Deda, që ka njoftuar policinë.
Që prej 9 dhjetorit 2019, ai ndodhej në burg, ndërsa familja tentonte që t’a nxirrte atë pasi sipas tyre ai ishte me probleme të shëndetit mendor. Kërkesa e familjarëve të 43-vjeçarit u rrëzua herë-pas here, derisa rreth 2 javë më parë, burime për Dosja.albëjnë me dije se ai ishte futur në ambientet e izolimit. Pasi ka dalë nga izolimi, gjendja e tij psikologjike ishte edhe më e rënduar, derisa ai vendosi t’i jepte fund jetës duke u varur me një çarçaf dje në mëngjes në tualetin e burgut 313.
(F.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Vlorë- Dhjetëra qytetarë në Vlorë janë ngritur në protestë ditën e sotme pas nisjes së hetimeve nga Prokuroria për mbetjet, që dyshohet se janë të rrezikshme, t...
DURRES- Vdekja e 2 personave të prekur nga koronavirusi në Itali ka alarmuar edhe autoritetet shqiptare. Në portin e Durrësit është ngritur karantina si dhe jan...
Tiranë-Policia e Tiranës ka arrestuar 4 persona dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi janë kapur me drogë, armë dhe një shumë parash. Policia ka arrestu...
Vlorë- Kompania italiane”St.Damian’ që ka në pronësi edhe tragetin e linjës së Brindisit, që u bllokua pak ditë më parë në Vlorë, pasi në të dyshohet se ka mbet...
MALLAKASTËR- Naftëtarët e Ballshit ndodhen sot në ditën e gjashtë të grevës së urisë dhe si pasojë gjendja shëndetësore e tyre është rënduar së tepërmi.3 p...
BOTË- Koronavirusi ka prekur 77 mijë persona deri më tani në rang botëror, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në mbi 2 300, përfshi edhe një 77 vje&ccedi...
Kosovë- Pasi i dhuroi 1 milion euro Shqipërisë dhe premtoi projektin e banesave në Thumanë si dhe ndërtimin e një pallati me 45 banesa në Krujë familja e Behgje...
Tiranë-Policia Rrugore ka vijuar me kontrollet gjatë natës në autostradën Tiranë Durrës. Mësohet se u janë hequr patentat 15 shoferëve, pasi lëviznin me shpejt...