Vrasje me paramendim…dënim me 25 vite burg, kush janë tri të rrezikshmit që po kërkohen në “qiell e tokë” nga Njës
22 Shkurt 2020, 11:22Nga DOSJA
TIRANË- Policia e Shtetit ka publikuar identitetet dhe fotot e tri personave të radhës të shpallur në kërkim për disa vepra të rënda penale, duke nisur që nga vrasja me paramendim, vjedhja me armë, e armëmbajtje pa leje. Gentian (Eugen) Sula, është dënuar nga gjykata me 25 vite burg për vrasje me paramendim. Besnik Lamçja, është i dënuar gjithashtu për vrasje me 25 vite, e i njëjti ‘fat’ duket se është edhe për Kujtim Qorden.
Të shpallurit në kërkim nga Policia:
Gentian (Eugen) Sula
Në datën 19 mars 1997, në lagjen nr. 5, Korçë, shtetasi Gentian (Eugen) Sula, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka vrarë me armë zjarri, në banesën e tij, shtetasin B. F. dhe si pasojë e shkëmbimit të zjarrit ka gjetur vdekjen edhe bashkëpunëtori i Gentianit, shtetasi D. B. Gentian (Eugen) Sula është dënuar nga Gjykata e Apelit Korçë, me 25 vjet burg, për veprat penale “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Besnik Lamçja
Në datën 27 qershor 2000, në vendin e quajtur “Magazinat e tregtisë”, në rrugën “Siri Kodra”, Besnik Lamçja, në bashkëpunim me shtetasin E. Ç., ka vrarë me armë zjarri shtetasin G. U. Besnik Lamçja është dënuar me 25 vjet burgim, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim” dhe “Vjedhja me armë”.
Kujtim Qordja
Në datën 17 janar 1999, në vendin e quajtur “Ura e Babrroit”, shtetasi Kujtim Qordja ka vrarë me armë zjarri shtetasin P. U. (H). Kujtim Qordja është dënuar me 25 vjet burgim, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim”.
Prej dy javësh, policia e Shtetit ka nisur të ripublikojë emrat dhe fotografitë e 50 personave më të kërkuar nga autoritetet shqiptare. Të dënuar për vrasje, rrëmbim, rrahje, grabitje me dhunë, e armëmbajtje pa leje, janë subjektet e Njësisë së Kërkimit që është vënë pas këtyre të dënuarve.
(F.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Dosja.al sjell dinamikën e plotë nga arrestimi e deri tek vetë-vrasja e Bilbil Hasanit, 43 vjeç,babai i 4 fëmijëve që vari veten dje në burg...
Vlorë- Dhjetëra qytetarë në Vlorë janë ngritur në protestë ditën e sotme pas nisjes së hetimeve nga Prokuroria për mbetjet, që dyshohet se janë të rrezikshme, t...
DURRES- Vdekja e 2 personave të prekur nga koronavirusi në Itali ka alarmuar edhe autoritetet shqiptare. Në portin e Durrësit është ngritur karantina si dhe jan...
Tiranë-Policia e Tiranës ka arrestuar 4 persona dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi janë kapur me drogë, armë dhe një shumë parash. Policia ka arrestu...
Vlorë- Kompania italiane”St.Damian’ që ka në pronësi edhe tragetin e linjës së Brindisit, që u bllokua pak ditë më parë në Vlorë, pasi në të dyshohet se ka mbet...
MALLAKASTËR- Naftëtarët e Ballshit ndodhen sot në ditën e gjashtë të grevës së urisë dhe si pasojë gjendja shëndetësore e tyre është rënduar së tepërmi.3 p...
BOTË- Koronavirusi ka prekur 77 mijë persona deri më tani në rang botëror, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në mbi 2 300, përfshi edhe një 77 vje&ccedi...
Kosovë- Pasi i dhuroi 1 milion euro Shqipërisë dhe premtoi projektin e banesave në Thumanë si dhe ndërtimin e një pallati me 45 banesa në Krujë familja e Behgje...
Tiranë-Policia Rrugore ka vijuar me kontrollet gjatë natës në autostradën Tiranë Durrës. Mësohet se u janë hequr patentat 15 shoferëve, pasi lëviznin me shpejt...