Politike

Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Parlamentit, jep 34 ditë kohë për zgjedhjen e Presidentit të ri

Vendimi i gjykatës iu jep 34 ditë kohë, deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të zgjedhin presidentin e ri të vendit.

25 Mars 2026, 17:29 Nga E.d
Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Osmanit për shpërndarjen e
Foto ilustruse

KOSOVAGjykata Kushtetuese në Kosovë, ka rrëzuar dekretin e presidentes Vjosa Osmanit për shpërndarjen e Parlamentit. Vendimi i gjykatës iu jep 34 ditë kohë, deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të zgjedhin presidentin e ri të vendit.

“Të konstatojë që deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës nga dita e hyrjes në fuqi të këtij Aktgjykimi kanë tridhjetë e katër (34) ditë për të zhvilluar dhe përfunduar procedurën e zgjedhjes së Presidentit të Republikës së Kosovës”, thuhet në vendim.

Pas këtij vendimi, dekreti i presidentes Vjosa Osmani i marrë më 6 mars për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës nuk ka më efekt juridik. Aktvendimi hyn në fuqi menjëherë e nis rrjedhja e afatit. Shpërndarja e Parlamentit nga Vjosa Osmani erdhi, pasi partitë politike nuk arritën të siguronin shumicën prej dy të tretash për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit./Dosja.al

kosova vjosa osmani gjykata kushtetuese

Sondazh

Poll