Politike

“Me koronavirus te porta”/ Bardh Spahia ngre shqetësimin: Masat e Task Forcës janë inekzistente, Manastirliu bën aktrim

22 Shkurt 2020, 12:49 Nga DOSJA
“Me koronavirus te porta”/ Bardh Spahia ngre shqetësimin: Masat

TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia, ka reaguar pas viktimave të shënuara në Itali nga koronavirusi, duke e cilësuar një situatë tejet shqetësuese dhe alarmante edhe për qytetarët shqiptarë. Përmes një postimi në Facebook, Bardhi shkruan se masat e marra nga Task-Forca janë inekzistente, duke shtuar se ministrja Manastirliu po bën aktrim.

REAGIMI I PLOTË I BARDH SPAHIUT: 

ME KORONAVIRUS TEK PORTA, MANASTIRLIU VAZHDON AKTRIMIN.

Tashme jemi ne situaten qe koronavirusi ka prekur dhe po ben viktimat e para edhe ne Itali ( madje 5 te infektuar jane personel mjekesor) nje vend me te cilin kemi shkembime te shumta dhe levizje njerezish e mallrash. Kjo eshte nje situate tejet shqetesuese per qytetaret shqipetare dhe nje kembane alarmi per cdo profesionist te fushes por mesa duket nuk e prek aspak ministren Manasterliu. Ne mbledhjen e sotme te Task Forces ende flitet per forcime masash ne kufi per pasagjeret qe vijne nga vendet endemike, masa te cilat deri tani jane pothuaj inekzistente. Por me situaten ne shtetin fqinj koncepti i vendeve endemike bie totalisht. Nuk di cfare quan masa ne kufi ministrja por kurrsesi disa pyetje qe u behen udhetareve nga policet qe kane nje formular per ta plotesuar ne rast dyshimi, nuk jane masa. Nderkohe asnje transparence publike per mungesat thelbesore ne pajisjen e personelit shendetesor me mjete mbrojtese te posacme. Asnje fjale as per nje shqetesim madhor qe e kemi denoncuar qe ne fillim te perhapjes se koronavirus per mungesen e  qendres se karantines qe mesa kuptohet nga reagimet e sotshme nuk qenka ngritur ende dhe askush nuk e di ku do ngrihet dhe a i ploteson kushtet per te qene e tille. Asnje mase informuese apo trajnim per personelin e sherbimit paresor per masat qe duhen marre dhe trajtimin e ndonje rasti te mundshem. Zonja ministre tashme rreziku i prezences se koronavirusit ne Shqiperi eshte me eminent se kurre. Nevojiten masa drastike e transparente, hiqni dore nga aktrimi. Koha e shfaqjeve ka mbaruar.

Alarmi për koronavirusin ka përfshirë edhe Shqipërinë, pas dy viktimave që janë shënuar në Itali. Në Portin e Durrësit janë shtuar masat e sigurisë dhe kontrollet për tragetet që vijnë nga Italia drejt Shqipërisë, ndërsa vetëm në fundjavë kanë hyrë 2 tragete me 446 pasagjerë. Mjeku Indrit Kalaja, përgjegjës për karantinën e vendosur në këtë port, ka bërë me dije se janë bërë të gjitha kontrollet dhe pasagjerët nuk kanë patur lidhje me vatrat e infektuara. Kina po përballet çdo ditë e më shumë me shtimin e numrit të viktimave si shkak i koronavirusit që është përhapur gjerësisht në 29 vende të botës. Mësohet se në rang global janë shënuar 2345 viktima dhe mbi 75 mijë njerëz të tjerë janë infektuar nga ky virus vdekjeprurës. Ndërkohë në Korenë e Jugut pasi u shënua edhe viktima e parë disa ditë më parë, ndërsa numri i të infektuarve është rritur në 156. Ky virus rrezikon të përhapet në mbarë botën pasi përhapet shumë lehtë nga njeriu në njeri.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bardh spahia dy viktima nga koronavirusi ne itali perhapja e koronavirusit bardh spahia dy viktima nga koronavirusi ne itali perhapja e koronavirusit

Sondazh

Poll