Politike

‘Halabakja e rrugës falsifikoi protokollin’, Kryemadhi sulmon Gjonajn dhe Vorpsin: Ministrja bukuroshe me lidhje familjare

22 Shkurt 2020, 11:46 Nga DOSJA
‘Halabakja e rrugës falsifikoi protokollin’, Kryemadhi sulmon

SHKODËR- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka sulmuar anëtaren e Gjykatës Kushtetuese, Arta Vorpsi, e cila u kthye në “mollën” e debatit, Presidencë-KED dhe maxhorancë, për shkak të emërimit paralel me Marsida Xhaferllarin, por edhe ministren Etilda Gjonaj.

Për ministren e Drejtësisë, e cila u akuzua dje nga Meta, se do të paditet në SPAK sepse është përfshirë në grushtin e shtetit, Kryemadhi nuk u kursye duke e quajtur “halabake rrugësh”. 

“Sot e kësaj dite akoma nuk kemi një përgjigje nga ministrja jonë bukuroshe që sa për dijeni të shqiptarëve ka lidhje familjare me presidentin e Republikës. Akoma s’ka kthyer përgjigje se pse ka falsifikuar protokollin e ministrisë. Ministrja që ka vjedhur protokollin, ka vjedhur edhe pronat e shqiptarëve. Një halabake rruge merr guximin të falsifikojë protokollin e shtetit. Strukturat e drejtësisë le të vendosë për të. “-tha Kryemadhi, duke zbuluar edhe lidhjen familjare Meta-Gjonaj. 

 

Ndërsa për anëtaren e Gjykatës Kushtetuese, Arta Vorpsi, Kryemadhi tha se është një ‘ngelëse’.  “Se di si do të funksionojë Gjykata Kushtetuese, kur Arta Vorpsi është një ngelëse. Për mua moralisht Arta Vorpsi është një ngelëse ku çdo gjimnazisti s’i jepet diploma se ka ngelur në provim.”, tha Kryemadhi.

Nga Shkodra ku zhvilloi një takim me strukturat e LSI-së në këtë qark, për t’i mobilizuar për protestë, Kryemadhi tha se situata politike në Shqipëri “është e ngjashme me një gjendje kome”, dhe se “më 2 mars do të shkoj në bulevard si qytetare”, duke iu referuar protestës së thirrur nga bashkëshorti i saj, njëherazi president, Ilir Meta. “Unë do të jem në Bulevard më 2 mars si një qytetare. Nuk do të mbështes Ilir Metën por kauzën. Bizneset po falimentojnë, Shkodra mbart padrejtsitë e qeverisë.”-tha Kryemadhi. 

Deklarata e Monika Kryemadhit vjen një ditë pasi presidenti Ilir Meta, tha se në grushtin e shtetit është përfshirë dhe Etilda Gjonaj. Meta tha se Gjonaj ka urdhëruar vartësit e saj për publikimin e vendimit të Këshillit të Emërimeve në Fletoren Zyrtare, duke shkelur ligjin. Presidenti tha se Gjonaj ka urdhëruar Sekretarin e Përgjithshëm të dërgonte për botim në Fletoren Zyrtare një vendim, që duhet botuar vetëm në faqen e Gjykatës Kushtetuese, pasi sipas tij, Ministrja nuk ka asnjë rol të dërgojë aktet e KED për botim. Vetw Gjonaj,

Presidenti Ilir Meta prej javësh është futur në një betejë ligjore me KED dhe kreun, Ardian Dvorani, duke i akuzuar se po bëjnë një grusht shteti. Përplasja e Presidentit Ilir Meta me Ardian Dvoranit erdhi pas ngërçit në Gjykatën Kushtetuese, dhe dublikimin e një vendi, për të cilin janë emëruar dy anëtare, Marsida Xhaferrllari nga Meta dhe Arta Vorpsi nga KED. Sipas Metës, Dvorani, ka shkelur ligjin dhe ka kryer dy vepra penale, shpërdorim detyre dhe përvetësim të titullit apo detyrës. Ai ka bërë edhe kallëzim në SPAK dhe për këto shkelje që i quan pjesë të grushtit të shtetit, ka thirrur edhe një protestë më 2 mars 2020, ku pritet t’i bashkohet edhe opozita.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arta vorpsi etilda gjonaj ilir meta monika kryemadhi ngërçi me gjykatën kushtetuese thirrja e metës për 2 marsin arta vorpsi etilda gjonaj ilir meta monika kryemadhi ngërçi me gjykatën kushtetuese thirrja e metës për 2 marsin

Sondazh

Poll