Politike

2 viktima në Itali/ Tritan Shehu ngre shqetësimin: Shqipëria ende pa karantinë, institucionet tona heshtin pas ’sekretit s

22 Shkurt 2020, 11:12 Nga DOSJA
2 viktima në Itali/ Tritan Shehu ngre shqetësimin: Shqipëria ende

TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu ka ngritur shqetësimin për përhapjen e koronavirusit, nga i cili janë shënuar dy viktima në Itali. Shehu përmes një postimi në Facebook, thotë se edhe pse koronavirusi ka mbërritur në Itali, një ndër vendet fqinje me Shqipërinë, në vendin tonë nuk ka ende një karantinë. Sipas tij institucionet shqiptare qëndrojnë të heshtura pas sekretit shtetëror”, duke mos marrë asnjë masë përgatitore.

POSTIMI I PLOTË I TRITAN SHEHUT:

29 raste me Coronavirus ne Itali, 2 të vdekur, Shqipëria ende edhe pa “Karantinë”!

Mjekët e personelit janë nën rrezik të lartë, 5 nga të prekurit midis tyre.

Ndërsa Italia po ngre lart nivelin e alarmit dhe transparencën me publikun, institucionet shqiptare qëndrojnë të “ngurosura” mbas “sekretit shteteror”.

Nivelet më të larta italiane paraqesin para publikut gjendjen, mundesitë e zhvillimit të skenareve të shumtë, masat strategjike e konkrete qe po merren, mbeshtetjet financiare, teknike, logjistike a njerëzore për ato, në Shqiperi “sekreti” u ka vulosur gojën institucioneve tona.

Fakti që në Itali rastet u shtuan me shpejtësi e 5 janë personel shendetësor, duhet të ngrejë në ekstrem alarmin për rrezikun që i kërcënohet dhe vendit e personelit tonë, duke na bërë të analizojmë realitetin tonë “afrikan” shendetësor, të përcaktojmë cfarë mund të bëhët ndërkaq për të përballuar një hyrje të mundshme të virusit tek në, për t’u mbrojtur.

Gjithashtu dështimi i asaj forme “karantine” të realizuar në anijen “Diamond Princess” po i bën të gjthë të kuptojnë kompleksitetin e ngritjes së saj, ndërsa për ne në Shqipëri është shumë thjesht, nuk kemi asnjë të tillë, as përpiqemi të kemi, duke u fshehur pas “Sekretit Shteror”. E pa tolerueshme kjo!

Alarmi për koronavirusin ka përfshirë edhe Shqipërinë. Në Portin e Durrësit janë shtuar masat e sigurisë dhe kontrollet për tragetet që vijnë nga Italia drejt Shqipërisë, ndërsa vetëm në fundjavë kanë hyrë 2 tragete me 446 pasagjerë. Mjeku Indrit Kalaja, përgjegjës për karantinën e vendosur në këtë port, ka bërë me dije se janë bërë të gjitha kontrollet dhe pasagjerët nuk kanë patur lidhje me vatrat e infektuara.

Kina po përballet çdo ditë e më shumë me shtimin e numrit të viktimave si shkak i koronavirusit që është përhapur gjerësisht në 29 vende të botës. Mësohet se në rang global janë shënuar 2345 viktima dhe mbi 75 mijë njerëz të tjerë janë infektuar nga ky virus vdekjeprurës. Ndërkohë në Korenë e Jugut pasi u shënua edhe viktima e parë disa ditë më parë, ndërsa numri i të infektuarve është rritur në 156. Ky virus rrezikon të përhapet në mbarë botën pasi përhapet shumë lehtë nga njeriu në njeri.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dy viktima nga koronavirusi ne itali perhapja e koronavirusit tritan shehu dy viktima nga koronavirusi ne itali perhapja e koronavirusit tritan shehu

Sondazh

Poll