Aktualitet

Aksident Lezhë-Shkodër/ Plagoset drejtuesi i motoçikletës, trasportohet drejt Spitalit

Sipas informacioneve parapake, një automjet ka përplasur një motoçikletë.

25 Mars 2026, 15:14 Nga D.S
Aksident Lezhë-Shkodër/ Plagoset drejtuesi i motoçikletës,
foto nga vendngjarja

LEZHË- Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Lezhë-Shkodër, saktësisht pranë kryqëzimit të Dajçit. Sipas informacioneve parapake, një automjet ka përplasur një motoçikletë.

Si pasojë e goditjes, drejtuesi i motoçikletës mbeti i plagosur dhe u transportua me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, të cilat po punojnë për të zbardhur shkaqet e plota dhe rrethanat e këtij aksidenti./Dosja.al

aksident

Sondazh

Poll