Diaspora

Festohet në SHBA 12-vjetori i pavarësisë së Kosovës, Mark Gjonaj: Do bashkëpunojmë me qeverinë e re (VD)

Në një reagim në Facebook, nga shoqata Votra bëhet me dije se organizmi është bërë në Konsullatën e Kosovës në New York.
Featured image of article: Festohet në SHBA 12-vjetori i pavarësisë së Kosovës, Mark Gjonaj: Do bashkëpunojmë me qeverinë e re (VD) Mark Gjonaj gjatë festës në SHBA për pavarësinë e Kosovës

SHBA- Shqiptarët që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë festuar dje 12-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Ata janë mbledhur së bashku ku kanë kujtuar ditën e 12 viteve më parë kur Kosova shpalli pavarësinë.

Në një reagim në Facebook, nga shoqata Votra bëhet me dije se organizimi është bërë në Konsullatën e Kosovës në New York. Më tej shtohet se në takim ka marrë pjesë dhe Mark Gjonaj dhe Teuta Sahatçia. Politikani amerikan Gjonaj, është shprehur në takim se SHBA është partnere e Kosovës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Sot po festojmë 12-vjetorin e pavarsisë së Kosovës. Në këtë event special bashkohuni me mua në përgëzimin ndaj qeverisë së re së Kosovës. Kemi besim se si një parti e zgjedhur në mënyrë demokratike do të jetë gati që të ndërtojë një të ardhme të mirë për Kosovën. Ishte vota e Diasporës që i zgjodhi ata dhe ne jemi partnerë në të ardhmen e Kosovës. Dua të falenderoj komunitetin shqiptar në Amerikë për mbajtjen e këtij evenimenti. Teksa kthejmë kokën pas se si një shqiptaro-amerikan kemi pasur një rol thelbësor në çlirimin e Kosovës”, u shpreh Gjonaj.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment