Aktualitet

Rrëmbimi dhe vrasja e Jani Prengës, GJKKO dënon me burgim të përjetshëm Altin Hajrin

Hajri i ka mohuar të gjitha akuzat përmes avokatit të tij, duke deklaruar se nuk ka pasur dijeni mbi planin e rrëmbimit.

24 Mars 2026, 13:30 Nga I.A
Rrëmbimi dhe vrasja e Jani Prengës, GJKKO dënon me burgim të
Jani Prenga

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dënuar me burgim të përjetshëm Altin Hajrin, autorin e vrasjes së Jani Prengës. Gjyqi për Hajrin është zhvilluar në mungesë për shkak se ai ndodhet në arrati. Hajri i ka mohuar të gjitha akuzat përmes avokatit të tij, duke deklaruar se nuk ka pasur dijeni mbi planin e rrëmbimit.

Për këtë ngjarje është dënuar me vendim të formës se prerë dhe kopshtari i kompleksit “Golden”, Festim Bexhdili me burgim të përjetshëm.

Vrasja e Prengës erdhi pas vjedhjes së 260 kg kokainë nga vëllai i viktimës në Portin e Portsmuthit. Kokaina u vodh nga Astrit Prenga, Gëzim Shullani, Xhuliano nga Shkodra dhe një rumun. Pronarët morën hakun në Shqipëri! Fillimisht u vu në pranga tetë persona, kryesisht anëtarë të familjes Hajri, por ata u liruan një e nga një. Për gjykim janë dërguar: Dritan Rexhepi, Gentjan Funiqi, Martin Bleta e Korado Kështeja. Gjithashtu të pandehur janë marrë Artan Doçaj, Aldo Majnishta dhe Geraldo Martini, SPAK pretendon se Dritan Rexhepi dhe Gentjan Funiqi (Doçaj) kanë urdhëruar rrëmbimin, ndërsa organizimi është kryer nga të pandehurit Martin Bleta e Korado Keshteja. Rrëmbimi është bërë në Shqipëri në datën 17.01.2020, nga të pandehurit Artan Doçaj, Aldo Majnishta, Geraldo Martini dhe një person tjetër i paidentifikuar./Dosja.al

jani prenga altin hajri festim bexhdili

Sondazh

Poll