Aktualitet

EMRI/ I dënuar në Itali me 7 vjet burg për trafikim të lëndëve narkotike, në pranga 50-vjeçari i kërkuar ndërkombëtarisht

Sipas njoftimit të policisë, bëhet fjalë për Bledar Mansakun, i cili rezulton i dënuar me 7 vite burg në Itali.

24 Mars 2026, 10:03 Nga D.S
EMRI/ I dënuar në Itali me 7 vjet burg për trafikim të
foto ilustruese

TIRANË-  Policia e Shtetit ka arrestuar një 50-vjeçar pasi ishte shpallur në kërkim për trafik droge në Itali.

Sipas njoftimit të policisë, bëhet fjalë për Bledar Mansakun, i cili rezulton i dënuar me 7 vite burg në Itali. Uniformat blu bëjnë me dije se, arrestimi provizor i 50-vjeçarit u krye me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Njoftimi i policisë:

"Policia e Shtetit/ Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale, operacioni policor i koduar “Operacionalja 88”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Vihet në pranga një shtetas i kërkuar ndërkombëtarisht, i dënuar në Itali me 7 vjet burg për trafikim të lëndëve narkotike.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, në Tiranë u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i shtetasit Bledar Mansaku, 50 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit në Firence, Itali, në vitin 2024, e ka dënuar me 7 vjet burg për veprën penale “trafikim i lëndëve narkotike”, të parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. Arrestimi provizor i këtij shtetasi u krye me qëllim ekstradimin drejt Italisë.",njofton policia./Dosja.al

bledar mansaku / i dënuar në itali me 7 vjet burg për trafikim të lëndëve narkotike në pranga 50-vjeçari i kërkuar ndërkombëtarisht

Sondazh

Poll