Aktualitet

FOTO/ Kush është Bilbil Hasani, babai i 4 fëmijëve që u vetëvar në burg, i arrestuar për 1200 lekë, vëllai akuza shtet

22 Shkurt 2020, 09:19 Nga DOSJA
FOTO/ Kush është Bilbil Hasani, babai i 4 fëmijëve që u

TIRANE- Bilbil Hasani, babai i 4 fëmijëve zgjodhi t’i jepte fund dje jetës me një çarçaf në tualetin e burgut 313 në kryeqytet. Hasani, po qendronte në paraburgim në pritje të vendimit të gjykatës, pasi akuzohej se kishte vjedhur 1200 lekë të reja. Ai ishte babai i katër fëmijëve dhe dyshohet se ishte gjendja e rënduar psikologjike ku ndodhej, shkaku që e detyroi t’i jepte fund jetës në kushtet e depresionit. I vëllai i Bilbilit, Rajmondi hedh akuzat tek institucionet për këtë ngjarje. Vëllai ka deklaruar se Hasani ka qenë me kartelë mjekësore që provonte se vuante nga problemet të shëndetit mendor.

“Vëllai im ka qenë me kartelë mjekësore, që nga viti 2002, nuk ka qenë burgu institucioni përkatës për ta mbajtur. Ka qenë nusja e tij dje që do ta takonte, dhe vetëm kur ka shkuar në burg e kanë njoftuar për aktin që ai kishte kryer, ngjarja kishte ndodhur që prej orës 02:00 të natës, nuk na ka dhënë njeri asnjë shkresë. Nuk na kanë lajmëruar fare për atë që kishte ndodhur, po sikur ne mos të kishim shkuar në takim? Ka pasur shenja të depresionit që i janë shtuar në momentin e izolimit. Avokati e ka marrë lajmin rreth orës 11 nga mediat, dhe nuk e ka lajmëruar askush zyrtarisht. Bilbili ka qenë në emigracion që i vogël, aty i kanë nisur problemet e para me shëndetin mendor, për shkak të jetës së vështirë që ka kaluar. Ka qenë me kemp, shkonte herë pas herë në Greqi, punonte në bujqësi, dhe e ndihmonin herë pas here të afërmit tanë. Edhe banesën e kanë bërë me borxhe, djali më i madh është 13 vjeç, vajzat 10 vjeç dhe 8, dhe djali i vogël 4 vjeç.  Fajtore sipas meje për vetëvrasjen e vëllait tim është Gjykata, dhe më pas institucioni i burgut, na kanë shkatërruar plotësisht me të madh dhe të vogël. Duhet të ndiqen të gjithë ata që kanë dhënë vendimin për vëllain tim, si mund të japë gjykata një vendim të arrestit me burg, për një të sëmurë me kartel që prej 16 vitesh?”, është shprehur ai.

Hasani është i burgosuri i dytë që i jep fund jetës brenda muajit brenda institucioneve të vuajtjes së dënimit. Andon Mëhillaj, bashkëpunëtor i Julian Sinanajt, u gjet i vdekur në burgun e Peqinit, pasi dyshohet se ishte vetë-helmuar duke i dhënë fund jetës.

 

Për të dyja këto raste, institucionet kanë heshtur, ndërsa i vetmi reagim i thatë ka ardhur nga Artur Metani, kreu i Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë. Në reagim thuhet se Metani “u njoh nga mediat me lajmin e vetëvarjes së 43 vjecarit, e po ashtu edhe me pretendimin se i ndjeri po qëndronte me masë sigurie në burg, për shkak se kishte vjedhur 12 mijë lekë të vjetra”. Inspektori i Lartë i Drejtësisë po vlerëson rastin për fillimin e verifikimit nëse ka patur vonesa në veprimet procedurale hetimore apo gjyqësore, si dhe nëse ka zbatim të gabuar të ligjit material apo procedural”.

Bilbil Hasani, i paraburgosuri në burgun 313 në Tiranë, u vetëvar dje me çarçaf në tualet. 43-vjeçari nga Kukësi dhe banues në Kamëz qëndronte në paraburgim, në pritje të dënimit, pasi ishte arrestuar vitin e kaluar për vjedhje. Kanë qenë gardianët e burgut ata që e ka gjetur në tualet trupin e pajetë.

(J.V;F.G/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bilbil hasani burgu 313 rajmond hasani vetëvaret i paraburgosuri bilbil hasani burgu 313 rajmond hasani vetëvaret i paraburgosuri

Sondazh

Poll