Aktualitet

Me shpejtësi ‘skëterrë’ deri në 166 km/h/ Policia në Tiranë u heq patentat 15 shoferëve, procedohen 14 të tjerë (VD

22 Shkurt 2020, 08:45 Nga DOSJA
Me shpejtësi ‘skëterrë’ deri në 166 km/h/

Tiranë-Policia Rrugore ka vijuar me kontrollet gjatë natës  në autostradën Tiranë Durrës. Mësohet se u janë hequr patentat 15 shoferëve, pasi lëviznin me shpejtësi të lartë si dhe 14 drejtues mjetesh janë ndëshkuar me masë administrative. 

Njoftimi i Policisë:

Siguria Rrugore, kontribut i të gjithëve. Si çdo fundjavë , vijon kontrolli i Policisë Rrugore me radar e drager i shtrirë në të gjitha rrugët urbane dhe interurbane të kryeqytetit.

Gjatë monitorimit me radar të rrugës interurbane Tiranë -Durrës -Tiranë, përgjatë orëve të vona të mbrëmjes së datës 21 shkurt dhe deri në orën 01.15 të ditës së sotme, u konstatuan 15 drejtues mjetesh me shpejtësi deri në 166 km/h, të cilëve ju tërhoq patenta për të dalë në OASH, si dhe 14 drejtues mjetesh u ndëshkuan me masë administrative për shpejtësi dhe manovra të rrezikshme në rrugë Kontrollet do vijojnë edhe në rrugët e brendshme të qytetit duke përdorur alkool testuesit , me qëllim parandalimin e drejtimit të mjetit nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur. Drejtues mjetesh dhe motomjetesh, respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, për të shijuar fundjavën dhe për të arritur të sigurt në destinacion. Mos e trajtoni rrugën si pistë ? ndërsa mjetin si ?, duke u ekspozuar ndjeshëm ndaj rrezikut ?, për tu përfshirë në aksident rrugorë, ku për shkak të shpejtësisë, nivelit të alkoolit në frymëmarrje dhe mënyrës agresive në drejtim, mund të jetë edhe udhëtimi i fundit për ju. Mbrojeni jetën, duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia rrugore policia rrugore

Sondazh

Poll