Dhuroi 1 milionë euro për rindërtim/ Zëdhënësi i Pacollit tregon pse nuk ka filluar puna: S’kemi ndalur kontaktin me Ram
22 Shkurt 2020, 09:26Nga DOSJA
Kosovë- Pasi i dhuroi 1 milion euro Shqipërisë dhe premtoi projektin e banesave në Thumanë si dhe ndërtimin e një pallati me 45 banesa në Krujë familja e Behgjet Pacollit ka reaguar për projektet dhe arsyet pse ato ende nuk kanë filluar.
‘Në fakt, Autoritetet shqiptare informuan Pacollin se punimet mund të fillonin vetëm pas përfundimit të planit hapësinor që ishte kontraktuar në Itali. Duke ditur vëllimin e punës dhe ritmin e ekzekutimit të kompanisë italiane, Pacolli kishte shprehur shqetësimin se mund të rezultojnë vonesa të patolerueshme. Z. Pacolli u rekomandua nga autoritetet që të prisnin derisa të përfundojë planin urbanistik. Ai nuk pat dhe nuk ka të ndalur të kontaktuarit autoritetet shqiptare, ministrat e përfshirë në këtë çështje, kryeministrin Rama, kryebashkiakun etj për të dhënë kontributin e tij në punë dhe në natyrë. Ky kontribut është edhe më i lartë se vlera e deklaruar prej 1 milion euro’– u shpreh për ‘BalkanWeb‘, zëdhënësi i familjes Pacolli.
Nisur dhe nga sulmet në adresë të familjes, zyrtarisht nga familja Pacolli thuhet se është kërkuar vazhdimisht fillimi i punimeve dhe ende është në pritje që të marrë dritën jeshile nga autoritetet shqiptare.
Familja Pacolli është e përgatitur, nga projekti deri tek porosia e materialeve për të përfunduar këtë dhurim që do i shërbejë dhjetra familjeve të cilat kanë ngelur pastrehë nga tërmeti i 26 nëntorit.
‘Familja Pacolli është ende në pritje të përfundimit të këtij plani dhe është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet shqiptare çdo ditë për ta marrë dritën jeshile për të realizuar projektin në Thumanë. Janë të shumta letrat drejtuar autoriteteve në të cilat ai kërkon fillimin e punimeve. Pacolli ka bërë të gjitha përgatitjet, nga projekti deri tek porosia e materialeve për të kryer këtë dhurim. Shpresojmë që ky ngërç të ketë mbaruar, autoritetet të mundësojnë fillimin e punës në Thumanë’ – përfundoi zëdhënësi.
Tiranë-Policia Rrugore ka vijuar me kontrollet gjatë natës në autostradën Tiranë Durrës. Mësohet se u janë hequr patentat 15 shoferëve, pasi lëviznin me shpejt...
Shqipëri- Ditën e sotme do të jenë prezente reshjet e dëborës në verilindje dhe juglindje të vendit. Ndërsa temperaturat do të luhaten nga -3°C në 15°C.“Ditën e...
Shqipëri-Këto janë titujt kryesorë në mediet online më të rëndësishme në Shqipëri. Lajmet nga politika dhe aktualuteti zënë faqet e para të portaleve. Dosja.al ...
Shqipëria është futur sërish në listën gri të pastrimit të parave, nga e cila kishte dalë në vitin 2015. Lajmi u dha nga Task Forca Financiare (FATF) e MONEYVAL...
TORINO– Dy shqiptarë janë arrestuar nga policisë italiane pasi akuzohen si shpërndarës droge.Në prangat e Policisë kanë rënë dy shqiptarë: M.E., 34 vje&cc...
KUKËS– Forca të shumta policie kanë zbarkuar mbrëmjen e somte në qytetin e Kukësit ku po ushtrohen kotrolle masive në çdo automjet. Burime për Dosja...
TIRANË– Mediat italiane kanë komentuar skandalin e futjes së mbetjeve me lëndë kancerogjene në Shqipëri. Gazetarët e vendit fqinj shkruajnë se pranim...
MILANO, ITALI- Media italiane “Il Giornale” ka publikuar historinë e një punëtori shqiptar, i cili ka mbetur i paralizuar pasi u rrëzua nga një kantier ndërtimi...