Bota

Takoi shokun e kthyer nga Kina, 38-vjeçari nga Italia infektohet me Koronavirus, ia ngjit edhe gruas shtatzënë (RASTI)

21 Shkurt 2020, 15:55 Nga DOSJA
Takoi shokun e kthyer nga Kina, 38-vjeçari nga Italia infektohet me

ITALI– Konfirmohen 6 raste me koronavirus në Itali. Rasti i parë është pikasur në zonën e Lombardisë, ku i infektuar është një 38-vjeçar që kishte takuar një mikun e tij të sapo kthyer nga Kina.

Ai ishte kthyer nga një vizitë në Kinë më 21 janar dhe kishte konsumuar një darkë me mikun e tij italian duke i kaluar edhe virusin. Me të shkuar në banesë, i riu ia ka transmetuar sëmundjen edhe bashkëshortes së tij shtatzënë dhe tek një miku tjetër i tij, me të cilin kishte dalë për vrap një ditë më pas.

Deri më tani numri i të infektuarve ka shkuar në 6, të gjithë persona që kanë pasur kontakt me 38 vjeçarin.

Lajmi është konfirmuar edhe Këshilltari për mirëqenien e rajonit të Lombardisë, Giulio Gallera, i cili ka dhënë edhe detaje lidhur me të prekurit.

Për momentin gjendja e 38 vjeçarit është e rëndë, ndërsa gruaja është në spital, por në gjendje të mirë.

“38-vjeçari filloi të shfaqë simptomat e para më 15 shkurt, shkoi në dhomën e urgjencës duke u ankuar për ethe. Atje ai qëndroi disa orë dhe më pas u dërgua në shtëpi, po gjendja e tij u përkeqësua dhe u shtrua në spital. Situata e tij degradoi shpejt.  Ndërsa gruaja e tij është në gjendje më të mirë. Deri më tani rreth 250 njerëz janë në izolim,”-tha ndër të tjera Gallera.

Presidenti i Rajonit Attilio Fontana dhe këshilltari Giulio Gallera kanë njoftuar gjithashtu se po shqyrtohet mundësia e mbylljes së shkollave në qytetet e prekura nga rastet e koronavirusit. Njerëzit gjithashtu janë paralajmëruar që të qëndrojnë në shtëpi dhe të minimizojnë kontaktet me të tjerët.

 

Kina po përballet çdo ditë e më shumë me shtimin e numrit të viktimave si shkak i koronavirusit që është përhapur gjerësisht në 29 vende të botës. Mësohet se në rang global janë shënuar 2236 viktima dhe mbi 75 mijë njerëz të tjerë janë infektuar nga ky virus vdekjeprurës. Ky virus rrezikon të përhapet në mbarë botën pasi përhapet shumë lehtë nga njeriu në njeri.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirus në itali koronavirusi koronavirusi në kinë koronavirus në itali koronavirusi koronavirusi në kinë

Sondazh

Poll