Politike

Protesta e opozitës/ Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës, hidhen molotovë

Deputeti i PD-së, Flamur Noka së bashku me deputetin Luçiano Boçi u përballën me forcat e rendit duke arritur të thyejnë kordonin e sigurisë të Policisë së Shtetit.

22 Mars 2026, 20:02 Nga D.S
Protesta e opozitës/ Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e
foto nga vendngjarja

TIRANË- Është përshkallëzuar protesta e Partisë Demokratike pas tensioneve të forta, ku situata ka kaluar në përplasje fizike.  Deputeti i PD-së, Flamur Noka së bashku me deputetin Luçiano Boçi u përballën me forcat e rendit duke arritur të thyejnë kordonin e sigurisë të Policisë së Shtetit.

Gjatë këtij momenti kaosi, Gent Strazimiri u ka kërkuar zyrtarisht punonjësve të policisë që të identifikohen. Ndërkohë, policia është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës për të zmbrapsur turmën dhe për të vënë nën kontroll perimetrin e sigurisë.

Si pasojë e përdorimit të lëndëve irrituese dhe tensionit të lartë, kryedemokrati Sali Berisha nuk është ndjerë mirë fizikisht dhe është detyruar të largohet nga sheshi drejt banesës së tij./Dosja.al

luciano boci flamur noka protesta opozites

Sondazh

Poll