Politike

Protesta e opozitës, Balla: PD hedh molotovë me flamuj të BE-së dhe gjermanisë në duar

Balla u bëri thirrje organizatorëve dhe qytetarëve të respektojnë ligjin dhe të ushtrojnë të drejtën e tubimit në mënyrë paqësore, duke përmendur edhe qëndrimet e institucioneve ndërkombëtare mbi standardet demokratike.

22 Mars 2026, 19:52 Nga E. D

Protesta e opozitës, Balla: PD hedh molotovë me flamuj të

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Taulant Balla ka reaguar lidhur me  protestën opozitës, duke e cilësuar atë si të papranueshme dhe me elemente dhune që nuk kanë vend në një demokraci. 

Përmes një postimi në rrjetet sociale Balla shkruan se: “Ndërsa anëtarët e Parlamentit Europian apo të Bundestagut gjerman bëjnë thirrje se “protestat e dhunshme s’kanë vend në demokraci”, Partia Demokratike i hedh molotovët me flamunjtë e BE dhe gjermanë në duar”. 

Balla u bëri thirrje organizatorëve dhe qytetarëve të respektojnë ligjin dhe të ushtrojnë të drejtën e tubimit në mënyrë paqësore, duke përmendur edhe qëndrimet e institucioneve ndërkombëtare mbi standardet demokratike./Dosja.al

taulant balla protesta e opozites

Sondazh

Poll