Politike

VIDEOLAJM/ Protesta kombëtare e opozitës, “blindohet” me gardh metalik xhamia e Namazgjasë, forca të shtuara policore në terren

Përveç Kryeministrisë dhe Kuvendit, këtë herë gardhi metalik ka rrethuar edhe xhaminë e Namazgjasë.

22 Mars 2026, 17:33 Nga D.S
VIDEOLAJM/ Protesta kombëtare e opozitës, “blindohet” me
Xhamia Namazgjasë

TIRANË-  Më pak se një orë na ndajnë nga nisja e protestës dhe Policia e Shtetit ka blinduar pikat kyçe të kryeqytetit për të garantuar sigurinë e rendit. Përveç Kryeministrisë dhe Kuvendit, këtë herë gardhi metalik ka rrethuar edhe xhaminë e Namazgjasë.


Skenari i tubimit mbetet ende i paqartë për publikun.  Megjithatë, mungesa e një podiumi konfirmon se as këtë radhë nuk do të ketë fjalime formale nga drejtuesit. Mësohet se, për mbarëvajtjen e situatës janë angazhuar rreth 1500 efektivë, së bashku me forca zjarrfikëse në gatishmëri.

Plani i masave mbetet i ngjashëm me aksionet e mëparshme opozitare. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të shmangin çdo incident apo përplasje gjatë marshimit./Dosja.al

 

protesta e pds

Sondazh

Poll