Politike

"Të gjithë sot në ora 18:00 në protestë"/ Balliu: Çmimet shtrenjtohen, qytetarët paguajnë, Rama i paprekshëm

Ai akuzoi gjithashtu sistemin e drejtësisë për trajtim të padrejtë, duke theksuar se qytetarët përballen me ndëshkime për shkelje të vogla, ndërsa zyrtarë si Edi Rama dhe Belinda Balluku mbrohen nga imuniteti.

22 Mars 2026, 17:03 Nga E. D
"Të gjithë sot në ora 18:00 në protestë"/
Klevis Balliu

TIRANË- Në një videomesazh të shpërndarë në rrjetet sociale, deputeti Klevis Balliu foli mbi situatën ekonomike dhe sociale në vend, duke theksuar çmimin e lartë të naftës dhe rrogat e ulëta të qytetarëve.

Ai akuzoi gjithashtu sistemin e drejtësisë për trajtim të padrejtë, duke theksuar se qytetarët përballen me ndëshkime për shkelje të vogla, ndërsa zyrtarë si Edi Rama dhe Belinda Balluku mbrohen nga imuniteti.

Balliu ftoi qytetarët të marrin pjesë në protestën e sotme kundër qeverisjes dhe korrupsionit, e cila do të zhvillohet në orën 18:00 para Kryeministrisë./Dosja.al

klevis balliu protesta e pd

Sondazh

Poll