Aktualitet

EMRI/ Po bënte foto, 69-vjeçarja rrëzohet nga muri rrethues i Kalasë së Beratit

Ndihmën e parë ia kanë dhënë vizitorët që kanë qenë aty pranë dhe më pas 69-vjeçarja është transportuar në spital për mjekim të specializuar.

21 Mars 2026, 15:14 Nga E. D

EMRI/ Po bënte foto, 69-vjeçarja rrëzohet nga muri rrethues i

BERAT- Një 69-vjeçarje është rrëzuar nga muri muri i Kalasë së Beratit teksa po bënte foto. Mësohet se Lumnika Kaceli, banuese në Tiranë dhe me kombësi hollandeze ka pësuar frakturë në njërën këmbë dhe lëndime të shumta në trup.

Ndihmën e parë ia kanë dhënë vizitorët që kanë qenë aty pranë dhe më pas 69-vjeçarja është transportuar në spital për mjekim të specializuar.

Gjithashtu në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, që po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Dosja.al

berat lumnika kaceli

Sondazh

Poll