Aktualitet

Skandali në Peqin tërheq vëmendjen e medias gjermane: U gjetën 4 mijë bimë kanabis në banesën e tij, por drejtori i burgut u lirua 

Hasa u arrestua pasi dyshohet se ka lidhje me dy magazinat ku u gjetën katër mijë rrënjë kanabis në fshatin Kurtaj, Njësia Administrative Gjocaj, në Peqin.

20 Mars 2026, 22:25 Nga E.d
Skandali në Peqin tërheq vëmendjen e medias gjermane: U
Foto ilustruse

GJERMANI- Media gjermane 'Sueddeutsche Zeitung' ka raportuar në lidhje me 'shtëpinë e barit' e cila u zbulua ditën e djeshme në Peqin. Nga ngjarja është vënë në pranga punonjësi i OSHEE-së për shpërdorim detyre, ndërkohë që janë shpallur në kërkim dhe 4 persona të tjerë. Media shkruan ironikisht se policia ka lënë të lirë drejtorin e burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa.

Hasa u arrestua pasi dyshohet se ka lidhje me dy magazinat ku u gjetën katër mijë rrënjë kanabis në fshatin Kurtaj, Njësia Administrative Gjocaj, në Peqin. Por më pas ai la ambientet e paraburgimet, ndërsa është pezulluar nga posti që mbante ndërsa hetimi ndaj tij vijon.

“Policia shqiptare ka sekuestruar rreth 4,000 bimë kanabisi në një magazinë në rajonin e Elbasanit në qendër të vendit. Ndërtesa i përket ironikisht një drejtori burgu, i cili është pezulluar nga posti i tij në pritje të hetimit në vazhdim.

Mediat lokale raportojnë se ai është vetëdorëzuar më vonë në polici. Ai i ka mohuar çdo pjesëmarrje dhe thotë se nuk e ka vizituar magazinën prej kohësh.

Deklaratat e tij nuk mund të provohen në mënyrë të pavarur. Autoritetet kanë ndaluar ndërkohë një tjetër të dyshuar. Hetimet vazhdojnë,” raporton media gjermane./Dosja.al

gjermani peqin policia

Sondazh

Poll