Aktualitet

Parandalohet krimi në Shijak/ 39-vjeçari kanos me hanxhar dhe sulmon një person, vihet në pranga autori

Si pasojë, 39-vjeçari është arrestuar nga policia, ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

21 Mars 2026, 14:01 Nga E. D

Parandalohet krimi në Shijak/ 39-vjeçari kanos me hanxhar dhe sulmon

SHIJAK- Një ngjarje kriminale është parandaluar nga blutë në Shijak. Blutë sqarojnë se një 39-vjeçar ka kanosur për motive të dobëta me mjet prerës një 55-vjeçar. 

Gjithashtu ai e ka goditur fizikisht dhe i ka dëmtuar xhamin e automjetit. Si pasojë, 39-vjeçari është arrestuar nga policia, ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI I POLICISË:

Kanosi për motive të dobëta me mjet prerës një 55-vjeçar, e goditi fizikisht dhe i dëmtoi xhamin e automjetit, ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë parandaloi përshkallëzimin e konfliktit. Shërbimet e Policisë vunë në pranga një 39-vjeçar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin I. N., 39 vjeç, banues në Shijak, për veprat penale “Kanosja”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Ky shtetas dyshohet se për motive të dobëta, në lagjen “Popullore”, Shijak, ka dëmtuar me mjet prerës (hanxhar) xhamin e automjetit të shtetasit D.Ç, 55 vjeç dhe më pas e ka goditur fizikisht, si dhe e ka kanosur me mjetin prerës hanxhar për ta vrarë.

Gjatë veprimeve procedurale, në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan mjetet prerëse: një thikë dhe një hanxhar. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

policia shijak

Sondazh

Poll