Aktualitet

VIDEO/ U ekstraduan drejt Italisë pasi akuzoheshin për vrasje, dalin pamjet e mbërritjes së dy kushërinjëve shqiptarë 

Dy kushërinjtë janë të renditur në listën e 100 personave më të kërkuar në Itali dhe prej vitit 1999 fshiheshin në Dibër dhe përdornin identitete të tjera.

20 Mars 2026, 20:03 Nga E.d
VIDEO/ U ekstraduan drejt Italisë pasi akuzoheshin për vrasje, dalin
Foto ilustruse

ITALI- Dy kushërinjtë shqiptarë të cilët u ekstraduan ditën e sotme kanë mbërritur në Itali. Ato janë Andon Sina, 52 vjeç dhe Niko Sina, 49 vjeç. Dy kushërinjtë janë të renditur në listën e 100 personave më të kërkuar në Itali dhe prej vitit 1999 fshiheshin në Dibër dhe përdornin identitete të tjera.

Ata janë dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit e Napolit, në Itali, në vitin 2006, me nga 14 vjet e 11 muaj burgim secili. Mbi ta rëndon akuza për veprat penale “Vrasja me dashje e kryer në bashkëpunim” dhe “Vrasja e mbetur në tentativë”.

Mediat italiane shkruajnë se në komunën Gricignano d’Aversa, në vitin 1999, ata kanë vrarë me sende të forta dhe mjete prerëse një shqiptar dhe kanë plagosur rëndë një tjetër. Kjo për arsye të lidhura me ndarjen e të ardhurave nga aktivitete të paligjshme.

“Të dy, të identifikuar pas hetimeve të koordinuara nga Zyra e Prokurorit Publik të Santa Maria Capua Vetere, kërkoheshin për vrasjen dhe plagosjen, e cila ndodhi në Cesa në vitin 1999, të dy bashkatdhetarëve për arsye që lidhen me ndarjen e të ardhurave nga aktivitetet e paligjshme. Viktimat u sulmuan brutalisht në qendër të qytetit me shkopinj dhe mjete prerëse. Menjëherë pas vrasjes, dy autorët u arratisën, duke humbur gjurmët e vetes dhe duke përdorur identitete të rreme për të arritur në Shqipëri,” informon media italiane.

Operacioni për kapjen e tyre u zhvillua nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale, në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me Zyrën e Ekspertit për Sigurinë në Shqipëri dhe Shërbimin për Bashkëpunimin Ndërkombëtar të Policisë./Dosja.al

 

andon sina  niko sina itali

Sondazh

Poll