Politike

'Mandati i katërt kërkon më shumë përgjegjësi'/ Klosi: PS ruan bërthamën elektorale, Opozita me humbje

Klosi deklaroi se diaspora i ka dhënë 61% të fitores Partisë Socialiste dhe shtoi se për këtë duhen të ngrihen struktura në diasporë. 

21 Mars 2026, 10:07 Nga I.A
'Mandati i katërt kërkon më shumë
Blendi Klosi

LALËZ- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Blendi Klosi ka nisur raportimin e tij në mbledhjen e Asamblesë së PS-së në Gjirin e Lalëzit. Gjatë fjalës së tij, Klosi theksoi se PS është një parti që ruan bërthamën e saj elektorale dhe është forcuar ndër vite.

Klosi deklaroi se diaspora i ka dhënë 61% të fitores Partisë Socialiste dhe shtoi se për këtë duhen të ngrihen struktura në diasporë. 

“Çdo anëtar i forumit, dhe socialist i thjeshtë, duhet të jetë krenar i fitores së mandatit të katërt qeverisës. Fitoja jonë nuk është e zakonshme, por mesazh i qartë që shumica e qytetarëve ka zgjedhur stabilitetin dhe drejtimin politik të vendit nga Edi Rama dhe PS. Kjo kërkon përgjegjësi; një parti që fiton katër herë radhazi, s’mund të sillet si një parti që fiton për herë të parë. Ky prezantim fillon me një të vërtetë të thjeshtë. PS ka marrë një fitore të plotë, as të ngushtë dhe as të përkohshme. Më shumë se 855 mijë vota për PS janë një kontratë e rinovuar me qytetarët shqiptarë. PS jo vetëm ruan bërthamën e saj elektorale, por e kthen në shumicë qeverisëse. Diaspora i jep PS 61% të votave dhe e bën këtë fitore më të fortë politikisht; PS forcohet, PD dobësohet. Ne nuk kemi fituar se ata kanë rënë, por sepse kemi qëndruar të bashkuar. Kjo lidhet me punën e këtij forumi”, u shpreh Klosi./Dosja.al

blendi klosi

Sondazh

Poll