Politike

Mblidhet sot Asambleja e Partisë Socialiste, nga Klosi te fjalimi i Ramës, çfarë pritet të ndodhë?

Mbledhja e kësaj Asambleje pritet që të mbahet në Lalëz, ku fokusi kryesor është organizimi i partisë si dhe rikonstruktimi i saj.

21 Mars 2026, 08:14 Nga I.A
Mblidhet sot Asambleja e Partisë Socialiste, nga Klosi te fjalimi i
Edi Rama

TIRANË- Socialistët do të mblidhen ditën e sotme në Asamblenë e partisë që do të mbahet. Mbledhja e kësaj Asambleje pritet që të mbahet në Lalëz, ku fokusi kryesor është organizimi i partisë si dhe rikonstruktimi i saj.

Ndërkohë që Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Blendi Klosi pak ditë më parë lajmëroi se në këtë mbledhje do të diskutohet dhe mbi zgjedhjet e reja në strukturat drejtuese të PS-së si dhe përgatitja për zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen vitin e ardhshëm. 

Mbledhja pritet që të nisë në orën 10:00 dhe do të vazhdojë deri në orën 3. Fjalimi hapës do të jetë nga Sekretari i Përgjithshëm Blendi Klosi dhe më pas nga kreu i PS-së Edi Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll