20 Mars 2026, 12:39
Nga D.S
Jeton Zulfajn
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka emëruar Jeton Zulfajn kryenegociator të Kosovës me Bashkimin Evropian.
“Zulfaj do të koordinojë procesin e integrimit evropian të Kosovës, i mbështetur nga strukturat përkatëse shtetërore”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.
Zulfaj ka qenë këshilltar politik i Kurtit prej marsit të vitit 2021, ndërsa me emërimin e ri e zëvendëson kryenegociatorin e deritashëm, Besnik Bislimin.
Bislimi i ka udhëhequr edhe negociatat e Kosovës me Serbinë, të ndërmjetësuara nga blloku evropian në Bruksel. Në shkurt të këtij viti, Qeveria pati bërë të ditur se në këtë proces dialogu, Kosova do të përfaqësohet nga Glauk Konjufca, ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Përveç rolit si kryenegociator me BE-në, sipas njoftimit, Zulfaj do të jetë edhe Koordinator kombëtar për Instrumentin për Reforma dhe Rritje (RGF), duke shërbyer si autoriteti kryesor koordinues në emër të Qeverisë për të gjitha çështjet që lidhen me këtë instrument.
Kosova është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor pa status kandidati për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kërkesën për anëtarësim e ka dorëzuar në fund të vitit 2022, por ajo nuk është shqyrtuar ende.
Qeveria Kurti 3 është votuar më 11 shkurt, megjithatë Kosova vazhdon të përballet me paqartësi për shkak të ngrirjes së punës së Kuvendit.
Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, e ka çuar në Gjykatën Kushtetuese një dekret të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani për shpërndarje të Kuvendit, në pamundësi për të zgjedhur presidentin e ri.
Osmanit i skadon mandati më 4 prill. Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim për ngrirje të punës së Kuvendit deri më 31 mars, derisa të qartësohet nëse dekreti i Osmanit është shpallur në përputhje me ligjin./REL
jeton zulfajn albin kurti be
Politike
20 Mars 2026, 12:25
I.A
Kimberly Guilfoyle
GREQI- Media greke Kathimerini ka hedhur dritë mbi takimin e kryeministrit Edi Rama dhe ambasadorës amerikane në...
Politike
20 Mars 2026, 11:21
I.A
Rama dhe Berisha
TIRANË- Teksa sot qytetarët festojnë Fiter Bajramin kudo në shtëpitë e tyre, kjo nuk ndodhë në...
Politike
20 Mars 2026, 09:30
D.S
PPE
BRUKSEL- Partia Popullore Europiane (PPE) ka dorëzuar në Parlamentin Europian 26 amendamente në raportin e 2025 për Shqipërin&...
Politike
20 Mars 2026, 07:29
D.S
Delina Ibrahimaj
TIRANË- Qeveria ka ri-ngritur Bordin e Transparencës për karburantet. Ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj&nbs...
Politike
19 Mars 2026, 23:04
E. D
Sara Mile
TIRANË- Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mile, ka reaguar për herë pas komenteve të shumta që i janë b&eu...
Politike
19 Mars 2026, 23:01
STRASBURG- Ndalimi i ish-përfaqësueses së Lartë të BE-së për Punët e Jashtme, Federica Mogherini, në një het...
Politike
19 Mars 2026, 22:43
Monika Kryemadhi
TIRANË- Monika Kryemadhi ka zbuluar një detaj, që sipas saj premtim që ish-kreu i SPAK, Altin Dumani i bëri SHBA...
Politike
19 Mars 2026, 21:59
E. D
Ervin Salianji
TIRANË- Ish-deputeti Ervin Salianji është pyetur lidhur me akuzat e bëra nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-s&e...
Politike
19 Mars 2026, 21:41
E. D
Monika Kryemadhi
TIRANË- Monika Kryemadhi ka treguar se si u morën borxhe 310 mijë euro për të blerë apartamentin, teksa...
Politike
19 Mars 2026, 21:39
D.S
Monika Kryemadhi
TIRANË- Monika Kryemadhi është shprehur se aktualisht nuk ka më asnjë raport me Ilir Metën, qoftë...