Politike

Ambasadorja e SHBA në Greqi takoi Ramën, Kathimerini zbulon prapaskenat: Kompania greko-amerikane investim 1 mld dollarë në minierën e Bilishtit

Kathimerini thekson se ky takim është zhvilluar mbi në një investim greko-amerikan në fushën e minierave që mund të bëhet në vendin tonë.

20 Mars 2026, 12:25 Nga I.A
Ambasadorja e SHBA në Greqi takoi Ramën, Kathimerini zbulon
Kimberly Guilfoyle

GREQI- Media greke Kathimerini ka hedhur dritë mbi takimin e kryeministrit Edi Rama dhe ambasadorës amerikane në Greqi, Kimberly Guilfoyle disa ditë më parë në kryeministri. Kathimerini thekson se ky takim është zhvilluar mbi në një investim greko-amerikan në fushën e minierave që mund të bëhet në vendin tonë. Sipas medias greke grupi i biznesit AKTOR, ka njoftuar zyrtarisht hyrjen në sektorin minerar të Shqipërisë.

Marrëveshja kuadër e nënshkruar me BNI Foundation ka të bëjë me bashkëpunimin ekskluziv për kërkimin, zhvillimin dhe shfrytëzimin e burimeve minerare kritike në vendin fqinj, konkretisht të nikelit dhe kobaltit. Burime shpjegojnë se ky zhvillim vendos de facto një kompani greke në qendër të përpjekjeve evropiane dhe amerikane për sigurimin e lëndëve të para kritike, veçanërisht atyre të nevojshme për prodhimin e baterive për ruajtjen e energjisë elektrike”, shkruan Kathimerini.

Marrëveshja parashikon krijimin e një kompanie të re të përbashkët (Joint Venture) sipas legjislacionit shqiptar. Në këtë kompani, grupi AKTOR do të marrë pjesë përmes filialit të tij të sapokrijuar, AKTOR Metal, me 51%, ndërsa BNI Foundation do të zotërojë 49% përmes filialeve të saj. BNI Foundation është pjesë e një organizate më të gjerë me aktivitet të diversifikuar në fusha si energjia, shëndetësia dhe turizmi në Evropën Juglindore. Ajo do të kontribuojë në këtë bashkëpunim me të drejtat e shfrytëzimit dhe licencat që tashmë zotëron për projektet përkatëse minerare.

Vlera e investimit, në fazën e zhvillimit të plotë, vlerësohet të arrijë në 1 miliard euro. Me rëndësi të veçantë konsiderohet fakti që financimi do të mbështetet në një masë të madhe në kapital amerikan, ndërsa projekti do të ketë mbështetje teknike dhe këshilluese nga kompani me seli në SHBA. Kjo përfshirje e faktorëve amerikanë nënvizon rëndësinë e projektit për zinxhirin furnizues perëndimor dhe shpjegon edhe përfshirjen e AKTOR-it, i cili tashmë ka zhvilluar marrëdhënie tregtare me kompani dhe institucione amerikane, për shembull në tregtinë e gazit natyror të lëngshëm amerikan. Interesi investues i kësaj sipërmarrjeje greko-amerikane fokusohet në zonën e Bilishtit në Shqipëri” shkruan Kathimerini.

Ndërkohë që Rama i pyetur nga gazetarët lidhur me këtë takim theksoio se biseda ishte përqendruar te interesat amerikane në rajon, por nuk dha asnjë detaj në lidhje me çfarë është biseduar konkretisht.

“Ambasadorja erdhi për të bërë një takim njohjeje, për të diskutuar disa çështje të interesit të lartë amerikan në rajon, që kanë të bëjnë me energjinë, bashkëpunimin rajonal dhe qasjen ndaj forcave të treta. Ambasadorja e SHBA në Athinë është një përfaqësuese e njohur në politikën amerikane”, tha Rama disa ditë më parë./Dosja.al

kimberly guilfoyle edi rama

Sondazh

Poll