Aktualitet

VIDEO/ Makina të vjedhura në Itali, Gjermani e SHBA! Sekuestrohen 4 mjete luksoze, 4 persona nën hetim

Si pasojë, dy persona janë proceduar penalisht dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim, të dyshuar për trafikim makinash të vjedhura nga Italia, SHBA dhe Gjermania, me qëllim shitjen në Shqipëri.

20 Mars 2026, 14:32 Nga D.S

VIDEO/ Makina të vjedhura në Itali, Gjermani e SHBA! Sekuestrohen 4

TIRANË-  Katër makina të vjedhura në disa shtete të huaja janë sekuestruar në Tiranë. Sipas njoftimit të uniformave blu , vlera e katër automjeteve luksoze është rreth 200 mijë euro.

Si pasojë, dy persona janë proceduar penalisht dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim, të dyshuar për trafikim makinash të vjedhura nga Italia, SHBA dhe Gjermania, me qëllim shitjen në Shqipëri. Autoritete njoftojnë se, operacioni policor i koduar “Stolen Line” vijon dhe se, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

"Tiranë/ Vijon operacioni policor i koduar “Stolen Line”. Sekuestrohen 4 automjete me vlerë rreth 200 000 euro. Procedohen penalisht 2 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Tiranë, në vijim të operacionit policor “Stolen Line” si rezultat i punës hetimore për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të trafikimit të automjeteve luksoze, kanë identifikuar dhe referuar materialet në Prokurori në ngarkim të shtetasve, konkretisht:
-nisi procedimi penal për shtetasin S. C, i cili dyshohet se ka trafikuar automjetin tip “Jeep” me qëllim shitjen në Shqipëri, i cili rezulton i vjedhur në Itali;

-nisi procedimi penal për shtetasin E. Ç, i cili dyshohet se ka trafikuar automjetin tip “Range Rover” me qëllim shitjen në Shqipëri, i cili rezulton i vjedhur në Amerikë;
-shpallën në kërkim shtetasin E. J., i cili dyshohet se ka trafikuar automjetin tip “BMW” me qëllim shitjen në Shqipëri, i cili rezulton i vjedhur në Gjermani;
-shpallën në kërkim shtetasin R. R., i cili dyshohet se ka trafikuar automjetin tip “Seat Cupra” me qëllim shitjen në Shqipëri, i cili rezulton i vjedhur në Itali;
Katër automjetet me vlerë rreth 200 000 euro, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Operacioni policor i koduar “Stolen Line” vijon.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.",njofton policia./Dosja.al

 

 

 

makina të vjedhura në itali gjermani e shba sekuestrohen 4 mjete luksoze 4 persona nën hetim tirane

Sondazh

Poll