Aktualitet

U arrestua për ‘shtëpinë e barit’ në banesën e tij në Peqin, lirohet drejtori i burgut Rrogozhinës, Bilal Hasa

Hasa u vetëdorëzua në polici pasditen e djeshme, ku deklaroi se nuk kishte lidhje me lëndën narkotike të konstatuar në dy ambiente në banesën në pronësi të tij.

20 Mars 2026, 10:19 Nga D.S
U arrestua për ‘shtëpinë e barit’ në
Bilal Hasa

PEQIN- Policia ka lënë të lirë drejtorin e burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa, pasi dyshohet se ka lidhje me dy magazinat ku u gjetën katër mijë rrënjë kanabis në fshatin Kurtaj, Njësia Administrative Gjocaj, në Peqin.

Hasa u vetëdorëzua në polici pasditen e djeshme, ku deklaroi se nuk kishte lidhje me lëndën narkotike të konstatuar në dy ambiente në banesën në pronësi të tij. Sipas tij, prej disa muajsh nuk ka shkuar në atë objekt dhe se nuk ka pasur dijeni për atë që mund të ishte ushtruar aty. Hasa është pezulluar nga detyra deri në sqarimin e plotë të rrethanave nga organet e drejtësisë, ndërsa thekson se distancohet nga çdo veprim i paligjshëm.

Uniformat blu bëjnë me dije, se po hetohet edhe pista që lidhja e paligjshme e energjisë elektrike në objekt mund të jetë kryer nga vëllai i tij, i cili jeton në fshat dhe tashmë është shpallur në kërkim. Gjithashtu, u shpall në kërkim nga policia edhe Ervis Maçi, me detyrë përgjegjës i OSHEE-së për zonën e Peqinit./Dosja.al

 

bilal hasa

Sondazh

Poll