Aktualitet

Goditet një tjetër rast i basteve në Tiranë, arrestohet administratori i lokalit

Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, kanë ushtruar kontrolle në disa lokale dhe ambiente që dyshohej se viheshin në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara.

20 Mars 2026, 14:15 Nga D.S
Goditet një tjetër rast i basteve në Tiranë, arrestohet
fot iluestruese

TIRANË-  Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Multi Games 2”, me fokus goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit. Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, kanë ushtruar kontrolle në disa lokale dhe ambiente që dyshohej se viheshin në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara.

Gjatë aksionit në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, u arrestua në flagrancë 25-vjeçari me iniciale. Ai akuzohet se në lokalin që administronte, krijonte kushtet për organizimin e basteve dhe lojërave të fatit përmes pajisjeve teknologjike.

Në cilësinë e provës materiale, autoritetet sekuestruan një njësi kompjuterike dhe një aparat celular, të cilat përdoreshin për këtë aktivitet kriminal. Materialet procedurale i kanë kaluar tashmë Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

"Tiranë/Vijojnë kontrollet për goditjen e rasteve të veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit. Finalizohet operacioni policor “Multi games 2”. Vihet në pranga administratori i një lokali ku organizoheshin lojëra fati. Sekuestrohet 1 njësi kompjuterike dhe 1 celular.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Multi Games 2”, kanë organizuar kontrolle në lokale dhe në ambiente të ndryshme të cilat mund të vihen në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara. Si rezultat i kontrolleve është evidentuar një rast i kësaj veprimtarie.

Në vijim të veprimeve për rastin, u arrestua në flagrancë shtetasi G. B., 25 vjeç, pasi në lokalin që ai administronte, në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, organizoheshin lojëra fati në anë të kompjuterit dhe celularit, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.  Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.", njofton policia./Dosja.al

goditet një tjetër rast i basteve në tiranë arrestohet administratori i lokalit

Sondazh

Poll