Aktualitet

Shkaktoi rreth 187 000 euro dëm me Call-Center, ekstradohet nga Gjermania 35-vjeçari shqiptar

Në bashkëpunim me Interpol Wiesbaden, autoritetet shqiptare kanë bërë të mundur ekstradimin e shtetasit Eltion Logu, 35 vjeç, i lindur në Tropojë.

20 Mars 2026, 10:52 Nga D.S

Shkaktoi rreth 187 000 euro dëm me Call-Center, ekstradohet nga Gjermania

TIRANË- Interpol Tirana ka ekstraduar nga Gjermania drejt Shqipërisë të një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Në bashkëpunim me Interpol Wiesbaden, autoritetet shqiptare kanë bërë të mundur ekstradimin e shtetasit Eltion Logu, 35 vjeç, i lindur në Tropojë.

Dyshohet se Logu, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka qenë pjesë e një grupi që operonte përmes një call center-i të zbuluar në vitin 2024. Ky grup dyshohet të ketë kryer 17 raste ose tentativa të mashtrimit kompjuterik. Nga këto veprimtari dyshohet se qytetarëve u është shkaktuar një dëm financiar në vlerën rreth 187 mijë euro.

Sipas njoftimit zyrtar, në korrik 2025, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i kishte caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, të kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Njoftimi i policisë:

"Interpol Tirana/Finalizohet një tjetër fazë e operacionit ndërkombëtar, të koduar “The Wanted”. Pjesëtar i një grupi kriminal që nëpërmjet mashtrimit në call center, iu shkaktoi qytetarëve, rreth 187 000 euro dëm, ekstradohet nga Gjermania, 35-vjeçari.

Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit dhe homologëve të Interpol Wiesbaden, në vijim të operacionit të koduar “The Wanted”, u finalizua procedura për ekstradimin nga Gjermania në Shqipëri, të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, E. L., 35 vjeç, të lindur në Tropojë.

Në muajin korrik 2025, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, kruer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, në dëm të disa shtetasve.

Nga hetimet dyshohet se shtetasi E. L. dhe shtetas të tjerë, të organizuar si grup, nëpërmjet një call center-i të zbuluar në vitin 2024, kanë kryer 17 raste/tentativa të mashtrimit kompjuterik."

eltion logu

Sondazh

Poll