Aktualitet

Ndërron jetë në qeli 41-vjeçari i arrestuar dy ditë më parë, ja çfarë dyshohet

Sipas informacionit zyrtar, rreth orës 05:45, në rrugën “Mine Peza”, pranë Bllokut të Sigurisë, ka humbur jetën 41-vjeçari me iniciale B. P.

20 Mars 2026, 10:14 Nga D.S
Ndërron jetë në qeli 41-vjeçari i arrestuar dy ditë
Blloku i Sigurisë

TIRANË- Një person i arrestuar dy ditë më parë ka ndërruar jetë në ambientet e sigurisë në kryeqytet. Sipas informacionit zyrtar, rreth orës 05:45, në rrugën “Mine Peza”, pranë Bllokut të Sigurisë, ka humbur jetën 41-vjeçari me iniciale B. P.

41-vjeçari ishte arrestuar më 18 mars 2026 për veprën penale “Vjedhja e mbetur në tentativë”. Deri më tani, dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale, megjithatë, grupet hetimore po vijojnë punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Njoftimi i plotë :

"Më datë 20.03.2026, rreth orës 05:45, në rrugën “Mine Peza”, te Blloku i Sigurisë, ka ndërruar jetë, dyshohet për shkaqe natyrale, shtetasi B. P., 41 vjeç, i arrestuar më datë 18.03.2026 për veprën penale “Vjedhja e mbetur në tentativë”. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.", thuhet në njoftim./Dosja.al

blloku i sigurise

Sondazh

Poll