Politike

"Metës nuk ia fal mungesën e besimit ndaj meje"/ Kryemadhi: S’kam asnjë raport, as politik e as emocional

Në emisionin "Top Story" në Top Channel, ish-deputetja e Partisë së Lirisë, deklaroi se, Metës, nuk i fal kurrë mungesën e besimit që kishte ndaj saj.

19 Mars 2026, 21:39 Nga D.S
"Metës nuk ia fal mungesën e besimit ndaj meje"/ Kryemadhi:
Monika Kryemadhi

TIRANË- Monika Kryemadhi është shprehur se aktualisht nuk ka më asnjë raport me Ilir Metën, qoftë politik apo emocional. Në emisionin "Top Story" në Top Channel, ish-deputetja e Partisë së Lirisë, deklaroi se, Metës, nuk i fal kurrë mungesën e besimit që kishte ndaj saj. 

Kryemadhi theksoi se, nuk ka vendosur kurrë në dyshim asnjë vendim të Kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

“Nuk kam më asnjë raport, qoftë politik apo emocional me Metën. Jam vetëm në raport me fëmijët. Unë, jo vetëm Metës, por kujtdo njeriu nuk i fal kurrë mungesën e besimit që kishin ndaj meje. Nuk do ta pranoja kurrë që besimin e Metës ndaj meje ta thyente një njeri kalimtar në jetën e tij. Nuk kam vendosur kurrë në dyshim asnjë vendim të tij”, u shpreh Kryemadhi./Dosja.al

 

monika kryemadhi ilir meta lsi

Sondazh

Poll